• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Familjarët: Entoni nuk është kriminel, bëri vetëm një vrasje…

by Java News
13/11/2015 11:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enton Nikaj, që mbeti i vrarë pardje, banonte në katin e tretë të një pallati në rrugën “Aleksandër Moisiu” përballë “Oxhakut”, në Tiranë. Babai i tij, Iliri, kishte humbur jetën para pak kokësh nga një helmim, i cili ende ka mbetur i paqartë se në ç’rrethana kishte ndodhur, teksa dje familja kishte hapur dyert e mortit dhe priste ngushëllime. Varrimi u bë në orën 15:00 në varrezat e Tufinës, ku familjarë dhe miq të Nikajt e përcollën për në banesën e fundit. Ndërkaq, në banesën e tij, pjesa tjetër e familjes priste ngushëllimet e rastit dhe dhembja kishte pllakosur në të gjithë të pranishmit atje, por edhe fqinjët u shprehën se kishin respekt për djalin e lagjes, që sillej mirë me ta.

Të gjithë u shprehën se Entoni ishte vrarë kot, pasi nuk ishte objektivi i të shtënave dhe se autorët duheshin ndëshkuar. Ndërkaq, vajza e dajës së Nikajt tha për gazetën “Shqip” se “na e keni bërë djalin kriminel, sikur kushedi sa krime ka bërë. Ai ka qenë i dënuar vetëm për një vrasje dhe nuk ka bërë gjë tjetër”. Sipas saj, akuzat e tjera për grabitje dhe pjesëmarrje në bandën e Gaxhait ishin vetëm sajesa dhe të pavërteta. Më tej, të afërmit kërkuan nga policia që t’i arrestonte vrasësit dhe se Entoni ishte vrarë rastësisht, në përpjekje për të shuar sherrin mes shokut të tij dhe atyre që kërkonin paratë.

Ndërkaq, në lidhje me udhëtimet e shpeshta të Nikajt në Turqi, makinat e shtrenjta dhe fotot me objekte luksoze, fqinjët thanë se nuk e dinin se me ç’merrej ai konkretisht dhe se nuk kishin dëgjuar ndonjëherë që ai të punonte. Për problemet e tij me drejtësinë, fqinjët përgjigjen me frazën standarde “Po sikur s’dihet si janë këto punë”. Ndërkaq, efektivët e Policisë së Tiranës kanë marrë deklarimet e disa prej kushërinjve të Nikajt, për të mësuar lëvizjet e tij të fundit dhe kontaktet. Në ceremoninë mortore në Tufinë, vihej re pjesëmarrja e shumë të rinjve me makina të shtrenjta. Nga burimet policore mësohet se ata ishin pjesë e shoqërisë së ngushtë të 30-vjeçarit dhe se dyshoheshin për disa vepra penale.

Next Post

Si duken sot personazhet e filmit ‘I vetëm në shtëpi’ (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

Koreja e Veriut paralajmëron vendosjen e altoparlantëve kufitarë dhe masa të reja ndaj Seulit

October 22, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Si firuan votat e dikurshme të PD-AN-së dhe të LSI-së në Tiranën urbane

October 22, 2026
Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

Sot Samiti i Berlinit në Malin e Zi| I pranishëm kryeministri Rama dhe kancelari gjerman Merz

October 22, 2026
Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

Sulm në aeroportin Dammam të Arabisë Saudite, 1 i vrarë dhe 8 të plagosur

October 22, 2026
Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

Protesta, Rama përsërit thirrjen për dialog, zëvendëson karriget e thyera me stola guri

October 22, 2026
Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

Reshjet e shiut përmbytin Vlorën: Bulevardi kryesor dhe disa zona nën ujë, alarm për bizneset e automjetet

October 22, 2026
Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

Sot seanca plenare, studentët zhvendosin protestën para Parlamentit, vendosen barrierat metalike para godinës

October 22, 2026
Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In