• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme…” Gafa e Macron me kryeministrin australian

by A R
02/05/2018 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme”! Kjo frazë e thënë nga presidenti francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Sydney, ka bërë që audienca e tij australiane të kruajë kokën.

Macron ndodhet në ishullin-kontinent në një udhëtim diplomatik, gjatë të cilit ka diskutuar tema si ndryshimet klimatike dhe mbrojtja. Sidoqoftë, anglishtja e pastër e tij e ka tradhtuar për një moment, ndërsa falenderonte kryeministrin Malcolm Turnbull.

“Faleminderit juve dhe gruas suaj të shijshme për mikpritjen dhe organizimin perfekt të këtij udhëtimi. Faleminderit juve dhe Lucyt, zoti kryeminister”, tha Macron.

Presidenti francez foli në anglisht dhe shumë nga ata që ndiqnin konferencën për shtyp nuk ishin të sigurtë nëse e kishin dëgjuar mirë apo jo. Regjistrimi i bisedës, shpejt konfirmoi se Macron i ishte referuar zonjës Lucy Turnbull, me termin “delicious” (e shijshme).

Sidoqoftë, nuk është ashtu siç duket. Fjala në frëngjisht është “délicieux” dhe mund të përdoret për të përshkruar një ushqim shumë të shijshëm. Por mund të përdoret edhe për t’iu referuar diçkaje shumë të mirë, shumë të pëlqyeshme, në kuptimin “e mrekullueshme”, raporton TCH.

Macron zgjodhi pra fjalën që ai donte, por jo kuptimin që ai donte. Anglishtja e presidentit francez mund të konsiderohet gjithsesi e shkëlqyer. Një javë më parë, ai iu drejtua Kongresit amerikan në Washington DC, në anglisht, dhe u lëvdua shumë në mediet sociale për elokuencën e tij./a.m.

Next Post
Tragjike, shqiptarin e zë poshtë traktori, ndërron jetë

Tragjike, shqiptarin e zë poshtë traktori, ndërron jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com