• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Faktet: Çmimi i energjisë nuk është rritur, enigma e gabimit “të pafajshëm”

by Java News
12/10/2021 18:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eshtë shumë në modë këto kohë, që për të vërteta shumë të thjeshta në lidhje me realitetin në Shqipëri, që nga shëndetësia e deri tek ekonomia dhe financat, disa media t’u referohen burimeve të huaja, të cilat nga ana e tyre u referohen burimeve nga Shqipëria, duke e shndërruar përpjekjen e informimit të qytetarëve, në një lojë “telefon i prishur”, që jo rrallë herë sjell tek lexuesi fakte të shtrembëruara, pa dashje apo me dashje qoftë.

Diçka e ngjashme i ka ndodhur së fundi revistës “Monitor”, e cila e ka praktikë pune mbështetjen e artikujve të vet, tek institucionet ndërkombëtare të statistikave, apo edhe faqeve të internetit që merren me to. Duke iu referuar Eurostat, “Monitor” shkruante sot se në Shqipëri çmimi i energjisë elektrike është rritur me 15% nga viti 2015 në vitin 2019. ”Sipas të dhënave të Eurostat, në krahasim me 6-mujorin e parë 2015, çmimet e energjisë elektrike për familjarët (pa përfshirë taksat) për Shqipërinë janë rritur me rreth 15% deri në fund të 2019-s. Në 6-mujorin e parë të 2015-s, çmimi mesatar ishte 0.0676 euro për kilovat orë dhe në gjysmën e dytë të 2019-s arriti në 0.0778 euro”, shkruan Revista Monitor, duke dalë në konkluzionin se çmimi është rritur me 15%.

Mirëpo, vetë qytetarët shqiptarë, të cilët energjinë e paguajnë me monedhën kombëtare që është LEKU, nuk kanë parë një rritje çmimi në periudhën që raporton Monitor.

Atëherë, cila është e vërteta?

E vërteta është se, që nga 2015 (kur u bë realitet Reforma në sektorin e Energjisë), në Shqipëri nuk ka patur rritje të çmimit të energjisë. Çmimi ka qenë 9.5 lek /kwh dhe sot është 9.5/kwh. Atëherë, ku bazohet revista tek raporton rritje të çmimit? Me sa duket, “kleçka” që u ka shpëtuar qëndron në faktin që Eurostat, raportimet e veta i bën në monedhën Euro. Dhe nëse Euro në vitin 2015 ka patur një vlerë prej 137 lek, në vitin 2019, kjo vlerë kishte rënë ndjeshëm për shkak të zhvlerësimit dhe 1 Euro, këmbehej me 123 lek. Që do të thotë se leku në katër vite është forcuar.

Dhe si reflektohet tek çmimi? Me kursin e këmbimit të vitit 2015, 9.5 lek kishin një vlerë prej 0.069 Euro për shkak se Euro kushtonte më shtrenjtë. Në vitin 2019, e njëjta vlerë e çmimit të energjisë që kishte mbetur i pandryshuar, tashmë përkthehej në 0.077 Euro. (Këmbimi i euros në vitin 2015 dhe 2019 marrë nga Banka e Shqipërisë) .

Nëse raportimi do të ishte bërë me monedhën me të cilën shqiptarët e paguajnë Energjinë, apo duke iu referuar statistikave të institucioneve shqiptare, prej të cilëve i merr informacionet edhe Eurostat, me siguri nuk do të kish ndodhur kjo ngatërresë e revistës Monitor.

Nga ana tjetër, ajo që nuk thuhet është fakti tjetër: Shteti vijon të paguajë rreth 30 milionë dollarë çdo vit si kompensim energjie për shtresat në nevojë! Gjithashtu, ajo që bie në sy nga vetë shifrat e Eurostat në 2019 është se Shqipëria ka çmimin ndër më të ultët në Rajon për familjarët dhe ndër më të lartët për biznesin, duke iu përmajtur kështu parimit të majtë që është thënë shpesh nga kryeministri Rama ”Kush fiton më shumë, paguan më shumë, kush fiton më pak, paguan më pak”./lexo.com.albizneset familjet

Next Post
Policia aksion në Durrës, sekuestrohen dy mina me telekomandë, një i arrestuar

Policia aksion në Durrës, sekuestrohen dy mina me telekomandë, një i arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

Play off-i i Kupës së Botës 2026/ Sylvinho: Jam me Shqipërinë para se të jem me Brazilin! Ndeshja me Poloninë e vështirë, por jo e pamundur

March 7, 2026
Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

Çmimet e karburantit për avionët shkojnë në qiell: Ryanair dhe Wizz Air rrezikojnë humbje rekord!

March 7, 2026
Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

Trump formon koalicion të ri “për të shkatërruar kartelet ogurzeza dhe rrjetet terroriste”

March 7, 2026
“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

“Do të godasim çdo funksionar që bashkëpunon me krimin e organizuar”, kreu i SPAK ndan mesazhin e fortë

March 7, 2026
Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

Revista italiane e udhëtimeve: Riviera Shqiptare kryeson mes destinacioneve më të mira për verën 2026

March 7, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

March 7, 2026
Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Përplasen dy makina në Lushnjë, një i plagosur! Shkak dyshohet parakalimi i gabuar

March 7, 2026
Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

Ish-deputeti demokrat: Nëse opozita nuk bashkohet, rotacioni nuk ka për të ndodhur

March 7, 2026
PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

PDK mbështet shpërndarjen e Kuvendit: LVV-ja dëshiron ta kontrollojë çdo institucion

March 7, 2026
Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

Zgjerohet harta e përplasjeve në Lindjen e Mesme/ Incidentet shtrihen nga Gjiri Persik deri në Kaukaz

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In