• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKTET: Berisha propozoi ligj për martesat gay pas takimit me Soros, sot propozon të kundërtën nga halli i nongratës

by Adriatik Doçi
29/01/2025 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Në 25 janar të 2008, Sali Berisha zhvilloi një takim me George Soros në Davos të Zvicrës, duke e shpallur Sorosin mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Në njoftimin e Kryeministrisë të janarit 2008, thuhet se: “Gjatë vizitës së tij në Davos të Zvicrës, Kryeministri Sali Berisha ka mbajtur një takim me mikun e madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve George Soros, një financier dhe filantropist i njohur botërisht. Gjatë bisedës me z. Soros, Kryeministri Berisha ka folur në lidhje me progresin e reformave në Shqipëri. Ai gjithashtu ka bërë një panoramë të arritjeve në fushat e arsimit, kulturës, shëndetësisë etj”.

Në gusht 2009, Sali Berisha prezantoi një projektligj që lejonte martesat brenda të njëjtës gjini. Qeveria e Berishës ishte e para në Ballkan që propozonte një ligj të tillë.

“Ky ligj ka të bëjë me të drejtat e martesave brenda gjinisë dhe probleme të tjera të kësaj natyre. Kjo synon thjesht vendosjen mbi baza ligjore dhe jo diskriminuese, të një të drejte tashmë tërësisht të ligjëruar në vendet europiane. Vërtet që ne nuk i ndalojmë këto martesa, por këto nuk ndodhin sepse është opinioni. Më mirë të veprojë ligji, siç veprohet me të gjitha përkujdesjet për të zhdukur diskriminimin”, tha Berisha asokohe.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë (KNFSH), përmes një letre shkruante se “Jemi në kundërshtim të plotë me iniciativën e qeverisë për hartimin e ligjit për njohjen e martesave homoseksuale në Republikën e Shqipërisë dhe shprehim me indinjatë shqetësimin tonë për rrezikun që i kanos ky ligj shoqërisë shqiptare”.

Mediat botërore shkruan se Berisha e kishte bërë një propozim të tillë për të hequr vizat me BE-në.

Në prill të vitit 2013, Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj zhvilluan një takim me Berishën, në atë kohë kryeministër. Sipas Pinderit, Berisha kishte mbështetur legalizimin e martesës mes të njëjtës gjini.

“Ai la të kuptohet që e mbështet sepse, siç tha vetë, është diçka e drejtë, por la të kuptohet që presioni duhet të vijë nga vetë komuniteti në këtë pikë, pra na tha që “është një akull që duhet thyer dhe ju tani jeni në rrugë të mbarë”, tha Pinderi.

Politikanët Mesila Doda, Genc Ruli, Ekrem Spahia dhe Sokol Olldashi u shprehën publikisht kundra. Partia Socialiste u shpreh pro hapjes së debatit.

Sali Berishës nuk mund t’i mohohet as kontributi i tij për legalizimin aktivitetit seksual mes personave brenda të të njëjtës gjini në janar 1995. Kuvendi i dominuar nga PD, në 20 janar 1995 shfuqizoi nenin 137 të Kodit Penal të vjetër, i cili parashikonte; “Veprat e pederastëve janë të dënueshme deri në 10 vite heqje lirie”.

Ditën e sotme, Sali Berisha, në kuadër të desorosizimit, tha se kishte përgatitur një ligj që njeh vetëm dy gjini.

“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekjeje. Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione”.

Çfarë ndodhi që Berisha nga një mbështetës i zjarrtë u kthye në armik i komunitetit LGBT?

Kanë ndryshuar vetëm hallet e familjes së tij. Në vitin 2009 propozoi nismën për legalizimin e martesave gay për të zbutur BE-në për liberalizimin e vizave, në funksion të riciklimit në pushtet. Në vitin 2013 e rikitheu propozimin për të shtuar votat, edhe pse mori 1 milionë ‘shuplaka’.

Sot propozon ligj kundra në funksion të gënjeshtrës së radhës, sipas të cilës është në aleancë me Trupm dhe se po zbaton politikat e tij, e cili përmes një urdhëri përcaktoi vetëm dy gjini. Edhe pse propozimi është nul pasi fuqia e Kuvendit kontrollohet nga PS-së dhe pritet të kontrollohet edhe për shumë vite të tjera, Berisha me mufkën e tij synon të bindë demokratët se ai është në një linjë me Trump, i cili nga momenti në moment pritet t’i heqë nongratën thua se po i heq një dhëmballë të krimbur. Në një kohë kur kokat e militantëve që hanë bar po i mbush me iluzionin e heqjes së nongratë, kjo politikë kundër komunitetit LGBT, edhe pse për hallin e tij familjar, mund të nxisë BE-në për t’a shpallur nongrata pas SHBA-së dhe Britanisë së madhe.

Next Post
“Në diktaturë i linin pa varr, por nuk i vrisnin në mes të bulevardit”, Brace për “21 janarin”: U sollën si fashistë! Drejtësia është penguar

"Në diktaturë i linin pa varr, por nuk i vrisnin në mes të bulevardit", Brace për "21 janarin": U sollën si fashistë! Drejtësia është penguar

Comments 1

  1. Anonymous says:
    1 year ago

    Mose e humbni kohen,me kyte plak pise,i tille ishte,e tille do te ngordhin.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

Kuvendi rrëzon me 82 vota kërkesën e SPAK për Ballukun! PD bllokon foltoren, por seanca mbyllet

March 12, 2026
“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Kuvendi sot të flasë qartë!”, Manja: Çështja e drejtësisë është shndërruar në fasadë politike

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In