Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili hiqet si zbatuesi më i rregullt i ligjeve dhe detyrimeve që duhet të ketë ndaj shtetit, rezulton se nuk është ashtu siç hiqet, por një fasadë.
Salianji edhe pse është deputet dhe presupozohet që duhet të zbatojë një për një ligjet dhe detyrimet që ka ndaj shtetit, ai jo vetëm që nuk e bën një gjë të tillë, por shkon deri aty sa vjedh energjinë elektrike.
Edhe pse është munduar që ta mohojë se është hajdut, Salianji është kapur përsëri “dy herë mat” me fakte dhe dokumenta që është një vjedhës i energjisë elektrike.
Biznesi i regjistruar në emër të Shegë Salianjit (e ëma e Ervinit të Bashës) ka jo pak, por 18 milionë lekë pa paguar energjinë elektrike. Më poshtë do ta shikoni dhe nga dokumetat që do të paraqesim për ju. Shikoni me vëmëndje dokumentat se si “ligjivënësi i Bashës” nuk paguan detyrimet që ka ndaj shtetit. TemA/ma.me