• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FAKSIMILE/ Prokuroria vë nën hetim Kuvendin pas kërkesës së Shkëlzenit

by Java News
14/07/2017 08:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokurori Adnan Xholi ka vendosur nën hetim Kuvendin e Shqipërisë për marrjen në pyetje të Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit Berisha. Ky hetim nga Prokurori Xholi vjen pas ndjekjes së procedurës ligjore rutinë, pas depozitimit të një kallzimi penal ndaj Taulant Ballës nga ana e Shkëlzen Berishës për shpërdorim detyre dhe cënim të privacisë.

Prokuroria e Përgjithshme tashmë po heton një Komision Hetimor Parlamentar, të ngritur në përputhje me Kushtetutën, me synimin e zbardhjes së një prej aferave më të mëdha të ndodhura ndonjëherë në historinë e shtetit shqiptar, ajo e CEZ, aferë që i ka shkaktuar një dëm prej mbi 400 milionë eurosh taksapaguesve.

Më parë gjatë vitit, Shkëlzen Berisha u thirr disa herë për të dëshmuar nga Komisioni Hetimor, pas zbulimit të lidhjeve të tij të afërta me drejtuesve të lartë të CEZ dhe disa udhëtimeve të pashpjeguara në selinë e CEZ në Pragë, takime që paraprinë arritjen e një marrëveshje për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes në vitin 2009.

Ja çfarë shkruhet në shkresë:
Për nevoja të verifikimit të kallëzimit penal nr. 14 /2017 të paraqitura në Prokurorinë e Përgjithshme, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, në mbështetje të neneve 2,24 e 277 të Kodit të Procedurës Penale kërkojmë:

Të na vihen në dispozicion dokumentet, kopje të njehsuara me origjinalin dhe me vulë të njomë në secilën faqe, si vijon më poshtë”

Planin paraprak të hetimit të Komisionit hetimorë, ngjitur me vendimin e Kuvendit nr. 30/2016, me objekt: “Për të hetuar dhe verifikuar zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjen e interesit të shtetit shqiptarë gjatë proceduarave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe negocimi i marrëveshjes së shitjes së aksioneve, miratuar me ligj nr. 10116, datë 23/04/2009 “ për miratimin e kontratës së shitjes së aksioneve së 76% të aksioneve të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH sh.a-së ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregëtisë dhe Energjitikës së Republikës së Shqipërisë dhe CEZ-a.s-së” si dhe evidentimi i efekteve negative financiare të shkaktuara nga ndjekja e zbatimit të kësaj marrëveshjeje”:

Procesverbalet e datave 15/02/2017 dhe 28/02/2017 të zhvillimit të këtij komisioni.

Shkresat për kërkime të dhënash për shtetasin Shkëlzen Berisha pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje me faktin nëse ai ka qenë subjekt tatimorë apo jo si dhe konfirmimet bankare në lidhje me transaksionin bankarë mes Berishës dhe shtetasit Ismail Mulleti. Të na bëhet me dije, arsyeja e kërkimit të tyre dhe nëse këto shkresa janë bërë pjesë e planit paraprak hetimorë.

Të na bëhet me dije arsyeja e thirrjes si dëshmitar e shtetasit Shkëlzen Berisha në këtë komision, dhe të na vihet në dispozicion vendimi i ndërmjetëm i komisionit për thirrjen e tij.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,
Drejtori Adnan Xholi
.

 Faksimilie e padisë së ngritur nga Shkëlzen Berisha në adresë të deputetit Taulant Balla
Next Post
Reforma, priten largime masive nga sistemi i drejtësisë?!

'Listat e zeza'/ Në 2 vjet 17 mijë denoncime, raporti që nxjerr në pah praktikat korruptive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Egjipti diskutojnë krizat rajonale, këshilltari i Trumpit telefonon Kajron: Po cenohet siguria

SHBA dhe Egjipti diskutojnë krizat rajonale, këshilltari i Trumpit telefonon Kajron: Po cenohet siguria

September 19, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

“Tirana s’mund t’ua japë dot lirinë, por mund t’i nderojë”- Veliaj i propozon nga burgu Këshillit Bashkiak titullin ‘Qytetar Nderi’ për liderët e UÇK: Vendimi më tronditi

September 19, 2026
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: Shqiptarët protestojnë në Times Square dhe këndojnë “Mora fjalë”

Vendimi i Hagës/ Shqiptarët në diasporë në mbështetje ish-krerëve të UÇK, paralajmërohen tubime, në Prishtinë vijojnë protestat

September 19, 2026
Berisha flet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës!

Berisha flet për vendimin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK: Asgjë nuk e nxin luftën çlirimtare të Kosovës!

September 19, 2026
Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

Dyfishohet numri i fëmijëve me hipertension, kardiologia: Po vërejmë plakje të parakohshme të enëve të gjakut te fëmijët

September 19, 2026
Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

Programi “Pas Shkollës”, hapen aplikimet në sistemin SMIP, interes i lartë në shkollat e juglindjes

September 19, 2026
“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

“Më mirë të mos flas më…”- Trajneri Maran e la jashtë listës, Asani reagon i pakënaqur: Historia nuk harrohet kurrë!

September 19, 2026
AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

Sondazhi: 48 për qind e gjermanëve presin largimin e kancelarit Merz deri në fund të vitit!

September 19, 2026
Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

Turizmi në rritje, ministri Gonxhja: Mbi 9.4 milionë vizitorë të huaj në 8 muaj, Shqipëria destinacion!

September 19, 2026
Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

Derbi i Madridit, Simeone: E admiroj Mourinjon, përpara ndeshjes isha në koncertin e Shakirës dhe…!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com