• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 7, 2023
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
No Result
View All Result
Javanews
Home Exlibris

Ex libris/“Terma humanitarë si fjala bombardim”

Java News by Java News
01/03/2017 11:11
Ex libris/“Terma humanitarë si fjala bombardim”
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ky titull është më i pamundshmi për t’ia blatuar një romani që kërkon të grishë, e ca më tepër kur vjen puna për një libër shqiptar. Sak këtë ka zgjedhur autorja Arlinda Guma për librin e saj duke u përpjekur të marrë grishjen apo vëmendjen e publikut, që duhet thënë në kohën e sotme i merr mesazhet përmes letërsisë shumë të shpërfytyruara. Në fakt, ka pasur fare pak reagime dhe një heshtje, që ndodh shpesh, pasi publiku shqiptar e ka harruar leximin.

Autorja ka vendosur që Unin e saj ta ndajë në tre subjekte, që përbëjnë dhe rrëfimin e narratorit, të cilin ajo vetë e qesëndis në disa pjesë të librit. Si nga një telajo, ajo nxjerr dorën për ta afruar pak më afër e afër, auditorin krejt indiferent, që kërkon ta trand.

Narratori i romanit është kryesisht në vetën e parë si në atë të personazhit, rreth të cilit mblidhet fabula; ndahet në një tjetër femëror, që është gati një karakter idilik, në fakt dy të tillë; dhe narratori i vetës së tretë, që administron çdo gjë. Kompozicioni i romanit është i komplikuar, por mu këtu qëndron teknikisht ideja e autores për të shpërhapur mesazhet e saj nga drejtime të ndryshme. Ato nisin nga përplasja me indiferencën totale të njerëzimit të sotëm (ka meritën se publikun shqiptar e bën pjesë integrale të së tërës, pa asnjë kompleks), paradokset e demokracisë (një bombardim nuk mund të quhet kurrsesi i mirë), vuajtjet e dashurisë, kërkimin e individit në pavetëdijen e tij etj.

Vlerësime meriton autorja për shqipen e shkruar dhe thellësinë e mendimit që e përshkon punën e saj kurse ALBAS për punën e redaktimit dhe procesin e botimit.

Romani në të gjithë shtjellimin e vet e përshfaq autoren tejet të pjekur për këtë gjini, por edhe sfiduese. Ajo rrugëton me personazhin e saj duke na zbuluar realisht problematikën e individit të kohëve të sotme. Falë jetës së saj, njohjes së botës, romani është i karakterit kozmopolit. Në rastin tonë, personazhi i saj është kozmopolitan shqiptar, që ka një zë, që e kalon arealin e ngushtë gjeografik ku vendosen ngjarjet. Kjo e bën mesazhin e saj, që të fshikullojë disi edhe maskaradën botërore të njerëzve të angazhuar, burokratëve ndërkombëtarë, vetë paqes, lojën e superfuqive tejet ahumane dhe shumë e shumë gjërave të tjera.

Humori i zi është i kursyer, ndërsa fillimi i fabulës ndjek trishtimin dhe mllefin e mbajtur në kontroll të një punonjësi shqiptar të një misioni humanitar në kontinentin Afrikan dhe atë që e përball në kthimin e tij. Ai aksidentalisht do bëhet dëshmitar i një bombardimi, sa tragjik aq edhe grotesk. Falë miqve të tij do të shkruajë një artikull për gazetën “The New York Times”, e cila botohet në periudhën kur ai qëndron në vend dhe dinamika e romanit të përcjell një dashuri të munguar me një pianiste të qytetit të vet, e cila është edhe filli lidhës i romanit. Qyteti, ku jeton, është një mrekulli “një qytet mesdhetar që duket sikur jeton i gjithi në një tablo të Monet-së.”, i kumtojnë miqtë e huaj. Porse, ai vetë do përballet edhe këtu me “një tablo të bombarduar”, që pak sy e shohin, por jo vështrimi dhe kujdesi i tij…

Romani për shkak të kompozicionit të tij përmbledh disa tema, por ka një humor interesant dhe një shpoti që autorja e menaxhon mirë. Autorja ndoshta i duhej pak më shumë punë për gdhendjen e personazhit mashkullor, ku abstragimi i saj nuk shkon aq sa duhet, por në funksion të veprës së saj, ajo ruhet me zgjuarsi nga detajet pikërisht nga gracka e këtij gabimi që i vigjilon.

Stili është tejet i zhdërvjellët, kurse areali gjeografik, nga ku zhvillohen ngjarjet është i kufizuar. Dialogët janë të trajtuar mirë, por që mund të ishin pak më spontan. Autorja shpesh bën sfidë me veten e saj duke e vendosur herë në rolin e lexuesit, por edhe të narratorit për të shijuar librin e saj dhe kjo e përshfaq me kulturë të plotë.

Është interesant edhe etydi i saj që nga fillimi, ku një kurriz që i fanitet personazhit tonë mashkullor, e përcjell përgjatë të gjithë librit me vegimet e një personazhi tjetër femëror, që vuan pasojat e shqetësimeve të saj dhe që autorja e ka trajtuar me shumë kujdes. Personazhet tona takohen e bashkohen përmes një pike të trete dhe përmes një elementi të Salinger.

Pa u zgjatur në fabulën e romanit, duhet të përmendim edhe faktin se autorja ka një qëndrim të matur dhe Shqipëria e saj paraqitet gati në një pamje akuareli. Ajo i shmanget sa mundet përditësisë dhe gjërave të vogla të bashkatdhetarëve të saj. Aman përmes pak penelatave ti merr mesazhe për shoqërinë, kotësinë e saj, politikanët, jetesën dhe shumë e shumë paradokse që na përballin. Këto nuk teprohen, sa për t’ia lodhur leximin, pasi me zhdërvjelltësinë e saj autorja të grish për tablo të tjera.

Interesant është përdorja e togfjalëshve të kapitujve, që në vetvete, duken si mini-esse, por ku duken të ngulfatur personazhet e saj, që ajo i administron mirë.

Libri do të ishte i pamundur edhe pa ndihmën e Martin Camaj Gesellchaft në Mynih, si edhe përkthyesit dhe studiuesit Hans Joachim Lanksch, që e kanë ndihur autoren, por edhe publikun shqiptar jo vetëm me një roman të këndshëm por edhe tejet sfidues sa i përket elementëve teknikë letrarë.

 

 

Next Post
Kufiri detar/ Pashaj: Berisha, para drejtësisë, tensionoi marrëdhëniet mes dy vendeve

Kush e ka pushtuar Bulevardin?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

LAJMET E FUNDIT

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

FOTO/ Ky është pallati për të cilin përfundoi në burg Vangjush Dako

June 6, 2023
Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

Plagosi me thikë gruan e tij, dorëzohet në polici Aleko Myrtollari

June 6, 2023
Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë: Nuk e kemi përcaktuar ende kush e shkatërroi digën në Ukrainë

June 6, 2023
Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

Artan Hoxha zbulon prapaskenat: SPAK e ka firmosur të premten urdhrin për Vangjush Dakon

June 6, 2023
Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

Pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, shqiptari që xhironte 250 mln euro

June 6, 2023
Fenomeni Albin Kurti

Kosova në mes të “Proamerikanizmit” të opozitës dhe “Antiamerikanizmit” të Kurtit

June 6, 2023
Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

Zbulohen emrat e propozuar për ambasador ë Londër, Berlin, Tel Aviv e Ankara

June 6, 2023
Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

Rama takim me ambasadoren Kim në rezidencën amerikane pas arrestimit të Dakos

June 6, 2023
BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

BE zgjat mandatin e EULEX-it, trupa ligjzbatuese evropiane në Kosovë deri në 2025

June 6, 2023
Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

Avokati i Vangjush Dakos: SPAK nën trysnin e ndërkombëtarëve, masa e nxituar

June 6, 2023
“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

“Babi tha mos trego”, fëmija zbulon vrasjen makabre në Durrës. Si e liruan gjyqtarët të dyshuarin kryesor

June 6, 2023
Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

Reagon qytetari që çoi pas hekurave Vangjush Dakon: Arrestimi është për bujë politike, për asgjë tjetër

June 6, 2023
“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

“E çova nuse dhe e mora të vdekur”, denoncimi i babait: Vajzën e vrau dhëndri dhe e hodhi nga ballkoni

June 6, 2023
Dorëhiqet Helidon Bushati, Basha pa drejtues politik në Shkodër në prag të zgjedhjeve

Thirrja e deputetit opozitar: Të tërhiqemi dhe t’i hapim rrugë figurave të reja në PD

June 6, 2023
Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

Benzema përfundon transferimin në klubin saudit, do të përfitojë 200 mln euro në sezon

June 6, 2023
Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

Vuçiç takohet me Escobar dhe Lajçak: Kosova duhet të përmbushë detyrimet

June 6, 2023
Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

Arrestimi i Dakos/ Koçi: Kush është përfshirë në korrupsion, të ndëshkohet. SPAK të mos druhet. ‘Peshk i madh’ është Berisha dhe…!

June 6, 2023
Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

Përfshihet nga flakët ish-godina e Hipotekës në Durrës, dalin detajet e para

June 6, 2023
SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

SHBA sfidon Kurtin, Minxhozi: Vuri Kosovën përballë krijuesve të saj, po “sharron degën ku është ulur”

June 6, 2023
PD sulmon Berishën: Aleanca ‘Non grata’ mbron Dakon dhe mashtron demokratët. “Shtëpia e Ilirit”…!

Më shumë se sa i gëzoi, arrestimi i Dakos i trembi Berishën dhe “Rithemelimin”

June 6, 2023
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com