• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Evropa nuk i paguan tradhëtarët

by
17/10/2015 13:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Nga Erion Hiluku/

 

Në fëmijërinë e hershme mendoja se njerëzit që më rrethonin kishin vlerat më të larta morale. Ishin kohët kur gjyshja në fillim, pastaj prindërit dhe mësuesit, më ndiznin dashurinë për Atdheun, më mësonin se për fjalën e dhënë përgjigjesha me jetën time. Nderi ishte një temë tjetër. Në trurin e pa hormonizuar  akoma e mendjen të pashëtitur më dukej nderi si një karakteristikë unike e shqiptarëve, si një shpikje e urtësisë së popullit tim. Nderi ishte cilësia morale më e lartë njerëzore, e prangosur me virtytin, punën dhe detyrën e përmbushur. Ishte një cilësi familiare e trashëguar brez pas brezi, si gen të cilin unë po e merrja falas dhe thjesht duhet ta mbaja e ta transmetoja. Mbase gjyshja ime e ndjerë e shpjegonte pak më gjatë, por kjo është ideja. Nuk dola dot nga fëmijëria pa u zhgënjyer dhe akoma nuk njihja asnjë politikan.

Kulturat e njohura më vonë më hapën sytë. Nuk ishim vetëm ne, përkundrazi popujt e tjerë i kishin akoma më shumë për zemër këto vlera. Bazuar në to ata kanë lulëzuar dhe vazhdojnë në pranverë. Tani shoh Atdheun tim të varfëruar, të vjedhur e të braktisur e pyes veten: Ku shkoi dashuria e premtuar? Nuk mund të themi më se jemi të varfër sepse nuk kemi, se tashmë e dimë se të tjerët kanë më pak se ne. Atdheu ynë është siç e la Zarishi njëqind e pesëdhjetë vjet më parë: “Aty toka qet hekur, argjend e ar. Nder disa vend shap e rezigalle, Zing qe turku i thote “tutja”, e qelibae, Zift, qymyr toket e argjend te gjalle…” e prapë se prapë Noli dhe ne akoma qëndrojmë pranë sofrës të pangrënë…

Mund të duket e pabesueshme, madje qesharake,  për shumë bashkatdhetarë, jo vetëm politikanë, t’iu thuash se vlerat në të cilat janë ngritur kombet e mëdha janë morale, më shumë se monetare.  Se ato vlerat e vjetruara e jashtë mode për të cilat na kanë folur të parët, nuk ishin shaka. Me të dëgjuar e kanë shumë fjalën “nder” dhe e ngatërrojnë atë “me nder” në ndonjë nënkuptim të saj. Jo të gjitha mjetet e justifikojnë qëllimin, ashtu si ne nuk jemi kafshë dhe qëllimi ynë nuk është mbushja e stomakut, si hamësit e mëdhenj të Agollit.

Në vorbullën e interesave botërore dhe të hipokrizive të mëdha notojnë edhe interesat e popullit tonë. Problemet tona janë aq tonat sa edhe ndërkombëtare është edhe zgjidhja e tyre. Kështu duke ndjekur trendin e shekullit të ri edhe ne jemi bërë pjesë e ngjarjeve botërore, por pa patur ndonjë peshë në to, përveç ndonjë përçapjeje qesharake të minipolitikanëve tonë, se kështu i bie sipas shkallës. Asaj fjalës së urtë, që kur nuk të pyesin nuk ke pse flet, tanët nuk i përmbahen fare. Gjoja shumë i shqetësuar, dikush që beson se është i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, prononcohet nga Talja se është kundër bombardimeve të Rusisë diku, kudo, ta zëmë. Por meqë është në modë hajde të flasim edhe ne ndonjë gjë për mediat tona shpesh sipërfaqësore.

Një grup tjetër niset andej të negociojë me Pronarët e Mëdhenj të Botës dhe kthehet duke u ankuar se i kanë bërë presion. Të tjerët para këtyre edhe më tej qaheshin si kalamaj se negociuan nën shantazhe të këtij grupi, personi apo edhe shteti.  Të habitur dhe të paturp të gjithë bashkë, para dhe prapa, kanë negociuar marrëveshje me humbje kolosale për kombin tonë. Dikush tjetër ankohet se nuk di asgjë për qindra miliona të zhdukura nga zyra e tij.  Në tym e në mjegull ujqërit dalin fitimtarë. Tani na çajnë timpanët e veshëve me akuza dhe justifikime ata, këta dhe të tjerë hipokritë e bashkëpunëtorë që nuk kishin marrë parasysh një gjë themelore: Nderin. Sigurisht që ju jeni viktimë e presioneve dhe ne e vjedhjeve, e bashkë me ju edhe ne tani brez pas brezi në borxhe, sepse negocioni e punoni me humbje dhe kështu do të vazhdoni, derisa marrëveshjet tuaja të kenë vetëm vlera monetare. Hipokrizia është pjesë e ofertës dhe humbjet monetare janë mbulesë shumë e keqe e humbjes morale. Përtej këtyre ju lini të mbyllura rrugët për të ardhmen, pikërisht se shumë nga ju janë frikacakë e neglizhentë që negociojnë e punojnë gjoja nën presion. Na thoni cili shtet iu bën presion, të ia shoqërojmë ambasadorin për veshi në kufi. Nëse BE iu ka bërë shantazhe që të humbasë kombi ynë, ne nuk do donim kurrsesi të jemi pjesë e tyre dhe që nesër le të ikin të gjithë përfaqësuesit e saj. Ju i mbyllni rrugët tona se nuk e njihni historinë e Evropës dhe nuk respektoni veten e për rrjedhojë as ne.

Tradhëtarët e Viriatit, pasi e vranë këtë dhe romakët pushtuan Lusitanian, shkuan të merrnin shpërblimin e premtuar nga Marco Pompilio. Por, konsulli romak Eskipioni urdhëroi të dënoheshin me vdekje ndërkohë që tha: Roma nuk i paguan tradhëtarët. Nuk e dimë nëse u dënuan për të kursyer paratë e tradhëtisë, sepse ushtarakët mendojnë se tradhëtarët nuk janë kurrë të besueshëm, apo se romakët e vlerësonin dhe nderonin Viriatin që mbronte popullin e tij.

Nderi nuk negociohet dhe duhet kuptuar si vlerë njerëzore e kombëtare dhe si dinjitet personal përpara vështirësive. Duke mos rënë pre e veprimeve të gabuara kundër pozicionit tonë personal dhe interesave kombëtare vetëm sepse nuk mund të arrijmë menjëherë rezultatet e dëshiruara. Atdheu ecën me hapin e shekujve dhe ne sapo e kemi paguar shumë shtrenjt një kafe me historinë.

 

Next Post

Meta: Integrimi, i vetmi drejtim strategjik për Ballkanin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

April 24, 2026
Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

April 24, 2026
Akuzohet për vjedhje dhe falsifikim të dokumenteve, kapet në Laç 26-vjeçari. Pritet ekstradimi në Spanjë

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe 2 të plagosur

April 24, 2026
Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

April 24, 2026
Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

April 24, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Kamionçina përplaset me motoçikletën, një i plagosur

April 24, 2026
Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

Bllokada në Hormuz: Sa mund të rezistojë Irani dhe çfarë rrezikon SHBA?

April 24, 2026
Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para, Danimarka shënon rritjen më të lartë

April 24, 2026
“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

“Vendet e BE vendosin për Shqipërinë”, Gonzato: Egziston vullneti i mirë për antarësim deri në 2030-ën

April 24, 2026
Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

Ambasadori amerikan në NATO: Shqipëria po rrit ndjeshëm kapacitetet në mbrojtjen kibernetike

April 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In