• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ish-kryeministri izraelit: Rrëzimi i regjimit në Iran mund të zgjasë për dekada

by E B
24/04/2026 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert, gjatë një interviste ekskluzive për Klan News, ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, luftën me Iranin, zhvillimet politike në Izrael dhe rolin e Shteteve të Bashkuara. Edhe pse thotë se Izraeli ka një epërsi ushtarake ndaj Teheranit, rrëzimi i regjimit të Iranit mund të ndodhë pas disa vitesh.

“Në aspektin ushtarak, Izraeli ka një epërsi të qartë ndaj Iranit. Është arritur kontroll ajror dhe janë goditur shumë objektiva ushtarake dhe infrastruktura strategjike. Por pyetja më e rëndësishme është nëse kjo sjell një fitore strategjike afatgjatë. Dhe këtu përgjigjja nuk është e qartë. Unë nuk besoj se rrëzimi i regjimit në Iran mund të ndodhë shpejt. Kjo është një proces që mund të zgjasë shumë vite, ndoshta dekada.”

Olmert thotë se, në vend të sulmeve, do të kishte preferuar një marrëveshje për kontrollin e aktiviteteve bërthamore të Iranit nga ndërkombëtarët.

“Unë do të kisha preferuar një marrëveshje të fortë ndërkombëtare për programin bërthamor iranian, si ajo e vitit 2015, ose edhe më e përmirësuar. Qëllimi duhet të jetë kontrolli i plotë i aktivitetit bërthamor ushtarak të Iranit përmes mbikëqyrjes ndërkombëtare. Kjo është mënyra më e qëndrueshme për të ulur kërcënimin.”

Ai ishte i ashpër ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu, si në mbrojtjen ndaj qytetarëve, ashtu edhe në goditjen e Hamasit.

“Unë mendoj se Netanyahu ka dështuar në mënyrë dramatike në mbrojtjen e qytetarëve izraelitë gjatë sulmeve të 7 tetorit, ku u vranë mbi 1200 njerëz. Që atëherë, lufta nuk ka prodhuar një rezultat të qartë dhe përfundimtar. Ajo që është më shqetësuese është se Hamasi vazhdon të jetë aktiv në Gaza dhe kërcënimi në veri nuk është zhdukur, pavarësisht deklaratave zyrtare. Përveç kësaj, kemi edhe një krizë të brendshme të thellë në Izrael. Ka polarizim ekstrem dhe probleme serioze me sistemin demokratik. Për këto arsye, unë jam kundër Netanyahu-t.”

Olmert, i cili mori pjesë në samitin e Delphi-t, vlerësoi qëndrimin e Shqipërisë dhe Kosovës, duke theksuar se Izraeli i konsideron të rëndësishme marrëdhëniet me vendet që mbështesin luftën kundër terrorizmit dhe mbajnë qëndrime të qarta në arenën ndërkombëtare.

“Çdo vend që mban qëndrim të qartë kundër Gardës Revolucionare të Iranit dhe organizatave terroriste është diçka që ne e shohim pozitivisht.”

Sa i përket marrëdhënieve me Turqinë, ish-kryeministri izraelit theksoi se SHBA-të mund të luajnë një rol ndërmjetësues mes Tel Avivit dhe Ankarasë, duke theksuar se diplomacia mbetet kyçe për stabilitetin në rajon.

Next Post
Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Spartak Braho: Emërimi i Ols Dados është i paligjshëm, u bë nga noter në prokuror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In