• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kërkon largimin e Spanjës nga NATO? Emaili i Pentagonit ngre pikëpyetje, aleanca: Ndëshkime të tilla nuk parashikohen në traktat

by E B
24/04/2026 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një email i brendshëm i Pentagonit ka tronditur këtë të premte aleatët europianë të NATO-s. Në të flitet për mundësinë që SHBA të ndëshkojë anëtarët të cilët nuk mbështetën operacionet amerikane në Iran, përfshirë duke pezulluar Spanjën nga aleanca dhe duke rishikuar pozitat e SHBA ndaj pretendimeve territoriale të Britanisë për Ishujt Falkland. Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i lartë amerikan për agjencinë e lajmeve Reuters.

Megjithatë, teksa valët e shokut filluan të shpërndaheshin në kryeqytetet europiane, NATO nxitoi të qetësonte aleatët. “Traktati themelues i organizatës nuk parashikon asnjë dispozitë që shtetet anëtare të pezullohen apo të përjashtohen nga aleanca ushtarake”, tha një zyrtar i NATO-s për BBC.

Po ashtu, lideri spanjoll Pedro Sanchez hodhi poshtë pretendimet, ndërsa theksoi se Spanja mbetej e përkushtuar për bashkëpunim me aleatët, por brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar.

Sanchez: “Nuk punojmë mbi bazën e emaileve. Ne punojmë me dokumente zyrtare dhe me qëndrime zyrtare të marra, në këtë rast, nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Qëndrimi i qeverisë spanjolle është i qartë: bashkëpunim i plotë me aleatët e saj, por gjithmonë brenda kuadrit të së drejtës ndërkombëtare. Ne jemi të angazhuar, të vendosur në shumë prej këtyre zonave që janë kërkuar nga vetë vendet, dhe për këtë arsye ka një siguri të plotë.”

Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s për hezitimin për të luajtur një rol më të madh pasi SHBA dhe Izraeli sulmuan Iranin në fund të shkurtit. Ai e ka quajtur aleancën si “njëkahëshe” dhe ka sugjeruar se, kur Europa të ketë nevojë, SHBA nuk do të jetë aty.

Spanja ka refuzuar të lejojë përdorimin e bazave ajrore në territorin e vet për sulme ndaj Iranit. SHBA ka atje dy baza ushtarake, Naval Station Rota dhe Morón Air Base.

Ndërkohë, kryeministri britanik Keir Starmer ka këmbëngulur se përfshirja më e madhe në luftë ose në bllokadën aktuale në portet iraniane nuk është në interesin e Britanisë së Madhe.

Si ndëshkim i mundshëm për atë që administrata Trump e percepton si mungesë bashkëpunimi, emaili sugjeron se SHBA mund të tërheqë mbështetjen për pretendimet territoriale të Britanisë ndaj Ishujve Falkland, të kontestuara edhe nga Argjentina.

Të premten, kryeministrja Giorgia Meloni u bëri thirrje aleatëve të qëndrojnë të bashkuar pas publikimit të memos së Pentagonit, duke thënë se aleanca është burim force. Ndërkohë, një zëdhënës i qeverisë gjermane theksoi se anëtarësimi i Spanjës në NATO nuk ishte në diskutim.

Next Post
Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

September 25, 2026
Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

Rregulla të reja në “Schengen”! Gjermania ul kuotën për punëtorët e huaj, preken dhe shqiptarët

September 25, 2026
“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

“Paqja është kusht për zhvillimin ekonomik”, Rama flet në takimin e Këshillit Europian të Korporatave

September 25, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com