• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Evropa, jo fushë loje”/ BE e shqetësuar, në kërkim të ekuilibrimit të marrëdhënieve tregtare me Kinën

by Java News
16/09/2020 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evropa i ka bërë thirrje Kinës që të heqë barrierat tregtare dhe të ribalancojë marrëdhënien e tyre ekonomike, pas një samiti virtual të mbajtur të hënën midis udhëheqësve të BE-së dhe Presidentit kinez Xi Jinping.

Udhëheqësit evropianë gjithashtu ngritën shqetësime për çështjen e të drejtave të njeriut, por Pekini hodhi poshtë atë që e quan ndërhyrje në punët e tij të brendshme.

Videokonferenca e së hënës ishte një alternativë më e vogël ndaj planit fillestar për të mbajtur një takim ballë për ballë midis 27 kryetarëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe presidentit kinez në qytetin gjerman të Lajpcigut.

Pandemia e koronavirusit detyroi organizatorët të ndryshonin planet për zhvillimin e takimit në Gjermani. Takimi virtual u ndoq nga presidenti kinez Xi, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel, vendi i së cilës mban presidencën e rradhës të Këshillit të BE-së.

Belgium EU China Summit

Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit, zoti Michel përsëriti kërkesën që Kina të hapë tregjet e saj.

“Evropa duhet të jetë lojtare, jo një fushë loje,” u tha ai gazetarëve. “Takimi i sotëm përfaqëson një hap tjetër përpara në krijimin e një marrëdhënieje më të ekuilibruar me Kinën”, shtoi zoti Michel.

Von der Leyen ishte më e drejtpërdrejtë.

“Ne presim heqjen e barrierave të hyrjes në tregun e Kinës,” tha ajo.

Evropa ka shprehur zhgënjim për mungesën e qasjes në tregun e Kinës dhe konkurrencën e padrejtë me industritë e mbështetura nga shteti kinez. Brukseli e sheh marrëdhënien aktuale tregtare me Kinën si thellësisht të padrejtë, por nuk dëshiron një luftë tregtare, thotë analisti Steve Tsang, drejtor i Institutit SOAS të Kinës në Universitetin e Londrës.

“Realiteti është se BE-ja do të dëshironte të forconte marrëdhënien e saj ekonomike me Kinën me disa ndryshime,” tha Tsang për Zërin e Amerikës.

“Unë mendoj se COVID-19 ka ndryshuar shumë gjëra në lidhje me marrëdhëniet (e BE-së) me Kinën. Shumë prej këtyre vendeve (evropiane) nuk e shohin Kinën si një partner tregtar plotësisht të besueshëm ose furnizues të besueshëm të mallrave thelbësore si furnizimet mjekësore. Pra, kjo do të duhet të ndryshojë. Por ata nuk duan një shkëputje të lidhjeve ekonomike me Kinën,” shtoi zoti Tsang.

Të drejtat e njeriut

Bisedimet tregtare u ndikuan nga kritikat në rritje në Evropë mbi shkeljet e të drejtave të njeriu në Kinë. BE ka kërkuar që Pekini t’i japë fund shtypjes së protestave pro-demokracisë në Hong Kong pas hyrjes në fuqi në fillim të këtij viti të të ashtuquajturit “ligj i sigurisë kombëtare”, për të cilin kritikët thonë se i jep fund të drejtës për të protestuar dhe lirisë së fjalës. Ligji lejon Partinë Komuniste të zgjerojë dukshëm pushtetin e saj dhe të forcojë kontrollin mbi qendrën financiare aziatike.

Evropa ka shprehur alarm lidhur me trajtimin nga Kina të popullatës myslimane të ujgurëve në provincën Xinjiang, ku grupet e të drejtave të njeriut thonë se miliona njerëz po arrestohen, dhe ka njoftime se ata mbahen në kampe të punës së detyruar dhe sterilizohen. Kina i ka mohuar këto akuza.

Duke folur në një konferencë shtypi pas takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Evropa do të vazhdojë t’i ngrejë këto çështje me Pekinin.

“Dialogu për të drejtat e njeriut do të vazhdojë. (Presidenti kinez Xi Jinping) e ofroi këtë,” tha zonja Merkel. “Pra, tashmë ka pika kontakti për veprime të mëtejshme të përbashkëta. Por kjo nuk do të thotë se ka marrëveshje për këto çështje.”

Chinese President Xi Jinping (top L), European Council President Charles Michel

Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë ngritur vazhdimisht shqetësime mbi shkeljen e të drejtave të njëriut nga Kina. Duke folur në radio stacionin “France Inter” të martën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Evropës që të ketë një qëndrim më të ashpër për këtë çështje.

“Ne gjithmonë kemi thënë që kur të drejtat e njeriut janë në rrezik, qoftë pamundësia për të praktikuar fenë, apo paaftësia e thjeshtë për të folur dhe ushtruar të drejtat themelore të ndërgjegjes, Shtetet e Bashkuara kanë një rol për ta bërë të qartë se kjo është e papranueshme”, tha Sekretari Pompeo.

“Ne e kemi bërë këtë në lidhje me atë që po ndodh në Kinën perëndimore dhe në pjesë të tjera të botës. Ne shpresojmë dhe presim të njejtën gjë nga vendet e tjera në botë. Dhe ne mendojmë se evropianët e kuptojnë këtë rrezik në të njëjtën mënyrë si ne. Shpresojmë që ata të ndërmarrin veprime që pasqyrojnë seriozitetin me të cilin duhet të shihen këto shkelje të të drejtave të njeriut.”

Reagimi nga presidenti Xi

Agjencia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua njoftoi se zoti Xi hodhi poshtë çdo ndërhyrje në punët e brendshme kineze gjatë samitit virtual të së hënës, veçanërisht në çështjen e të drejtave të njeriut.

Marrëdhëniet e Brukselit me Pekinin janë të tensionuara, thotë analisti Tsang.

“Qeveritë (e vendeve evropiane) përgjithësisht dhe BE-ja në tërësi, gjithashtu kanë ndërmarrë një qëndrim më të fortë, duke reflektuar zhvendosjen e opinionit publik kundrejt Kinës.”

Bashkimi Evropian është partneri kryesor tregtar i Kinës dhe analistët thonë se Pekini dëshiron të shmangë mosmarrëveshjet e mëtejshme në mes të luftës së tij tregtare me Shtetet e Bashkuara. Brukseli thotë se do të vazhdojë të ngrejë shqetësimet e sigurisë dhe çështjen e të drejtave të njeriut, edhe pse kërkon shkëmbim më të madh tregtar me Pekinin. VOA

Next Post
Tensionet SHBA-Kinë/ Ç’po ndodh me marrëdhëniet mes dy vendeve, prapaskenat e largimit të ambasadorit amerikan në Kinë

Tensionet SHBA-Kinë/ Ç’po ndodh me marrëdhëniet mes dy vendeve, prapaskenat e largimit të ambasadorit amerikan në Kinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

VIDEO / “Tarzani” i Dibrës zhytet live në dëborë në temperaturë -8 gradë

January 13, 2026
Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

Largohen nga detyra ambasadorët amerikanë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi

January 13, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Nëse dje do të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohëshme…

January 13, 2026
Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

Ish-shefi i CIA-s: Teherani në pikën më të ulët, skenari i errët i përballjes SHBA-Iran

January 13, 2026
Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

Haxhi: Durana Tech Park, pas përfundimit të infrastrukturës fizike do të kalojë në model hibrid

January 13, 2026
Kur natyra flet më fort se diplomat

Kur natyra flet më fort se diplomat

January 13, 2026
113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

113 vjet Policia e Shtetit/ Homazhe për Dëshmorët, Proda: Sakrifica e efektivëve të rënë, motivi më i madh i punës tonë

January 13, 2026
Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Çarja e argjinaturës së Semanit, rreth 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In