• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tensionet SHBA-Kinë/ Ç’po ndodh me marrëdhëniet mes dy vendeve, prapaskenat e largimit të ambasadorit amerikan në Kinë

by Java News
16/09/2020 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Kinë, Terry Branstad, njoftoi se do të largohet nga posti në fillim të tetorit, duke mbyllur një mision tre vjeçar në Pekin.

Në një postim në Twitter, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha “Ambasadori Brandstad ka vazhduar të balancojë marrëdhëniet SHBA-Kinë që të jenë më të orientuara nga rezultatet, të jenë reciproke dhe të drejta”.

Analistët thonë se largimi i ambasadorit, ish-guvernator republikan nga Ajova është një tjetër shenjë se politika amerikane për angazhim me Kinën ka marrë fund.

“Terry Branstad erdhi në detyrë me shpresën se do të arrinte diçka me Kinën, por asgjë nuk është arritur,” thotë për Zërin e Amerikës Orville Schell, drejtor i Qendrës për Marrëdhëniet SHBA-Kinë në Shoqërinë Aziatike në Nju Jork.

Ambasadori amerikan kishte marrëdhënie të afërta me presidentin kinez. Ai ishte takuar fillimisht me Presidentin Xi në 1985, kur zoti Xi ishte zyrtar lokal në një shtet si-motër me Ajovan, ku zoti Brastad ishte guvernator.

Kur zoti Branstad u emërua ambasador nga Presidenti Trump në 2017, kishte shpresa për zbutjen e marrëdhënieve të acaruara pas komenteve të zotit Trump gjatë fushatës së 2016-ës për shkëmbimet tregtare SHBA-Kinë.

Por, që nga shpërthimi i pandemisë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit vetëm janë keqësuar, duke mos i lënë shumë hapësirë ambasadorit të përdorë sharmin e tij personal për të përmirësuar shkëmbimet dypalëshe.

“Ma merr mendja, ai ndjehet se nuk ka arritur të dëshmojë një rol konstruktiv në këtë rast,” thotë zoti Schell.

Branstad u vu në qendër të një debati mes Pekinit dhe Uashingtonit javën e kaluar kur e përditshmja e Partisë Komuniste People’s Daily – E Përditshmja e Popullit, nuk pranoi to botonte një artikull-opinion të tij. Sekretari Pompeo komentoi në Twitter se ky akt tregonte se autoritetet kineze nuk reagojnë në shpirtin e reciprocitetit pasi ambasadori kinez është “i lirë të botojë në çdo media amerikane”. Zëdhënësi kinez tha se artikulli i ambasadorit ishte “plot boshlleqe dhe pasaktësi në fakte”.

Analisti Schell tha se beson që Pekini duhet të pranojë pjesën më të madhe të fajit për keqësimin e marrëdhënieve:

“Mendoj se korniza e angazhimit ishte ajo që ruajti stabilitetin mes dy vendeve për më shumë se 40 vjet. Por ajo kornizë u shkatërrua nga veprimet agresive të Kinës në Detin e Kinës së Jugut, në Ngushticën e Tajvanit, në Hong Kong dhe Xinjiang,” thotë ai.

Një zyrtar i nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit tha për Zërin e Amerikës se gjatë shërbimit të ambasadorit Branstad Kina vazhdoi politikën “e përpjekjeve për të gjetur gjuhë të përbashkët, ndërkohë që u mundua të linte mënjanë mospajtimet”. Zyrtari, i cili foli me kusht që të mos identifikohej me emër, tha se taktika e Pekinit për të injoruar mospajtimet politike ka dëmtuar interesa amerikane bazë.

“Gjuha e përbashkët gjendet tek përfitimet ekonomike, por dallimet gjenden tek vlerat politike dhe universale,” tha zyrtari duke shtuar se taktika si transferimi me forcë i teknologjisë nga kompanitë amerikane “përbëjnë kërcënim për interesat themelore amerikane”.

“Largimi i ambasadorit nuk ndryshon gjë në këtë dinamikë,” tha zyrtari.

David Miller, ish-drejtor për kërkimet në Zyrën Bujqësore të Ajovës tha se zoti Branstad mund të ketë zgjedhur këtë moment për t’u larguar që të ndihmojë presidentin në fushatën zgjedhore.

“Governatori Branstad gëzon respekt të gjerë, sidomos në Ajova. Dhe Ajova është shtet i lëkundur,” tha zoti Miller.

Rrjeti mediatik CNN njoftoi se zoti Branstad po largohet herët pjesërisht sepse Presidenti Trump i ka kërkuar të kthehet për ta ndihmuar në fushatë. Djali i ambasadorit, Eric Branstad, është aktualisht i angazhuar në fushatën e zotit Trump. /VOA

g.kosovari

Next Post
Kur Abazoviç sulmonte Skënderbeun: Edhe fëmijët e dinë, se ata me prindër serbë nuk quhen shqiptarë

“Jemi duke zhvilluar bisedime për ditë"/ Abazoviç optimist: Mali i Zi mund të bëhet me qeveri të re në...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

“Beteja” për kontrollin e Inteligjencës Artificiale, BE kërkon të sfidojë SHBA-të dhe Kinën

November 14, 2026
PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

PS ndez motorët për zgjedhjet lokale, Balla: Kryetarët të mos i drejtojnë bashkitë nga Tirana

November 14, 2026
Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

Pasi e ka quajtur “Mamica”, Berisha i jep ‘zemër’ Spiropalit: Më mirë vonë sesa kurrë…

November 14, 2026
Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

Dalin emrat e viktimave në aksidentin tragjik pranë tunelit të Murrizit

November 14, 2026
Xhafaj: Operacion ‘antiskifter’, grupe nga Laçi e Lezha të përfshirë në vjedhje jashtë vendit!

Asambleja e PS/ Xhafaj kërkon një shans të dytë për Spiropalin dhe Ndrecën: Të mos përjashtohen, por…

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

November 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 15 Nëntor 2026

November 14, 2026
“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

“Më erdhi një vezë irlandeze” / Rama rrëfen incidentin në Dublin: Policia i tha shqiptarit “Mos lëviz”, shqipja ngriu në vend…

November 14, 2026
Reforma Zgjedhore, Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi kundër Ramës! Lista plotësisht të hapura dhe një zonë e vetme kombëtare

“Rama e zgjodhi Demon sepse është i aftë të kryejë çdo krim”/ Berisha: PS, më kriminale se të burgosurit e Peqinit

November 14, 2026
Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

Rama në Asamble: Absurde ta mbash Veliajn në burg pa gjyq

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In