• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Evropa është këtu”/ Delegacioni i BE nis fushatën e re mbi mbështetjen financiare dhe integrimin e Shqipërisë

by Java News
27/10/2021 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri nisi sot një fushatë të re komunikimi mbi mënyrën se si Bashkimi Evropian po e mbështet Shqipërinë për t’u bërë një Shtet Anëtar dhe shqiptarët për t’u bërë qytetarë të ardhshëm të BE-së.

 Duke u mbështetur në fushatën e vitit të kaluar “Evropa është këtu”, kjo fazë e re do t’i informojë qytetarët mbi ndihmën financiare të BE-së për Shqipërinë, veçanërisht në sektorë kyç si arsimi, shëndetësia, novacioni, bujqësia dhe kultura.

 Kushtuar kontributit të BE-së në sektorin e arsimit në Shqipëri dhe në prani të Ambasadorit të BE-së Luigi Soreca, Ministres së Arsimit dhe Sporteve Evis Kushi, Shteteve Anëtare të BE-së, profesorëve dhe studentëve të universitetit, aktiviteti për fillimin e fushatës “Evropa është këtu 2.0” u zhvillua në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Në fjalën e tij, Ambasadori Soreca tha: “Investimi te të rinjtë është çelësi për ta çuar Shqipërinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së. Këtë vit zgjodhëm ta nisim fushatën tonë ndërgjegjësuese “Evropa është këtu” me arsimin, për shkak të rëndësisë që BE-ja i kushton këtij sektori kyç, si dhe financimit të konsiderueshëm që i jep Shqipërisë nëpërmjet programeve për arsimin dhe rininë. “Evropa është këtu” sepse duam të vazhdojmë bisedat tona me ju mbi atë se si BE-ja po e ndihmon Shqipërinë për t’iu afruar Bashkimit Evropian, duke përmirësuar jetën e shqiptarëve çdo ditë, ndërsa u ofron mundësi të mëdha të rinjve shqiptare që të angazhohen, të lidhen, të fuqizohen”.

Në fjalën e saj Ministrja Kushi theksoi se: “Objektivi ynë aktual në të cilin na janë bashkuar të gjitha universitetet është bashkëpunimi ynë i ngushtë me universitetet më prestigjioze evropiane dhe botërore. Më vjen mirë të them se në një kohë shumë të shkurtër, universitetet kanë arritur të lidhin marrëveshje bashkëpunimi dhe të hapin programe studimi të përbashkëta, me qëllim që të garantojmë cilësi në arsimin e lartë dhe që diplomat e studentëve tanë të kenë të njëjtën vlerë si bashkëmoshatarët e tyre në vendet e tjera të BE-së. Duhet ta theksoj se Bashkimi Evropian është partneri ynë më i rëndësishëm në kuadër të arsimit të lartë, por edhe në gjithë sistemin tonë arsimor”.

 Përveç Erasmus+, Bashkimi Evropian ka investuar 100 milionë euro në arsim në Shqipëri gjatë 10 viteve të fundit, kryesisht në arsimin dhe trajnimin profesional, arsimin gjithëpërfshirës, si dhe rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore.

 Për informacion të detajuar në lidhje me mbështetjen e BE-së për sektorin e arsimit vizitoni www.euprojects.al. Platforma mbledh informacion mbi projektet e kaluara dhe ato në vazhdim të financuara nga BE-ja. Për secilin projekt, faqja ofron informacion në lidhje me partnerët zbatues, përfituesit, objektivat, veprimet dhe rezultatet e pritshme, në një mënyrë plotësisht transparente. Baza e të dhënave ka një ndërfaqe miqësore për përdoruesit dhe funksioni i kërkimit lejon kërkimin e projekteve sipas sektorit apo çdo fjale kyçe.

 Fakte dhe shifra mbi mbështetjen e BE-së për arsimin në Shqipëri:

 Ø  Më shumë se 100 milionë euro kontribute nga BE-ja për sektorin e arsimit në 10 vitet e fundit.

Ø  8.000 shqiptarë janë ndër përfituesit e programit Erasmus+ nëpërmjet skemës individuale të lëvizshmërisë, e cila përbëhet nga bursa dhe shkëmbime me universitete partnere në Shtetet Anëtare të BE-së, duke rritur kapacitetet e studentëve dhe profesorëve shqiptarë, si dhe të punonjësve të universiteteve.

Ø  BE-ja mbështet Shqipërinë për të zhvilluar sistemin e saj të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) me mbi 30 milionë euro për rehabilitimin e qendrave të AFP-së dhe përmirësimin e kompetencave të mësuesve të AFP-së, duke e shtrirë AFP-në në zonat rurale dhe grupet e margjinalizuara, si dhe duke përputhur ofertën e AFP-së me mundësitë e punësimit.

Ø  Programi “BE për Shkollat”, me një grant të BE-së prej 75 milionë euro, po rindërton apo riparon 63 institucione arsimore në dobi të 40.000 nxënësve, fëmijëve dhe mësuesve. Programi “BE për Shkollat” është investimi më i madh i BE-së në edukimin e fëmijëve në Shqipëri, duke hedhur themelet për të mësuarit e mëtejshëm në dobi të brezave të rinj të vendit./m.j

Fjala e Ambasadorit Soreca:  https://bit.ly/3bfKknn

Video prezantuese e fushatës: https://youtu.be/twhBXfeWwHQ

Next Post
‘Koka’ e grupit të tritolit/ Admir Tafili i dënuar përjetë, rrëfen me telefon nga burgu për jetën në qeli dhe grevën e urisë

‘Koka’ e grupit të tritolit/ Admir Tafili i dënuar përjetë, rrëfen me telefon nga burgu për jetën në qeli dhe grevën e urisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com