• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Evazioni fiskal: Parajsa e madhe

by Lorenc Vangjeli
05/12/2015 16:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota është duke u bërë më pak mikpritëse për shmangësit e taksave. Ky është përfundimi i Indeksit të fundit të Fshehtësisë Financiare, që publikohet çdo dy vjet nga Rrjeti i Drejtësisë Tatimore (TJN), një OJQ. Ai vëzhgon masa të ndryshme të transparencës financiare dhe shkëmbimin e informacionit në më shumë se 90 vende, dhe më i pas vlerëson ato në përputhje me nivelin e shërbimeve financiare që ofron secili vend për jorezidentët, shkruan The Economist.

Pikët e shumicës së vendeve kanë rënë që prej vitit 2013, duke treguar transparencë më të madhe. Ndër përmirësuesit më të mëdhenj janë Ishujt Kajman, dikur një vend famëkeq për lehtësimin tatimor, dhe Luksemburgu, të cilin aktivistët e taksave dikur e quanin ‘yllin e vdekjes’ së fshehtësisë financiare të Europës.

Arsyeja e ndryshimit është se epoka e masave shtrënguese globale nxit vendet të ndajnë më shumë informacion mbi rregullimet tatimore. Sipas përhapjes me shpejtësi të Standardit të Përbashkët të Raportimit sponsorizuar nga OECD, vendet do të shkëmbejnë rregullisht të dhëna mbi qytetarët e njëri-tjetrit në mënyrë që të taksohen sikundër është e përshtatshme në vendet e tyre.

Rregullat për regjistrimin e pronësisë së korporatave po forcohen, gjithashtu, në mënyrë që të zvogëlojnë mundësitë për të fshehur paratë e pista në kompanitë anonime që shërbejnë si “strehë”.

Por Amerika, vendi që ka përkrahur kaq shumë të tjerë për t’u bashkuar me revolucionin e transparencës, po ‘zvarrit këmbët’. Ajo tani përfaqëson juridiksionin e tretë më të fshehtë, pas Hong Kong dhe, në mënyrë të pashmangshme, Zvicrës (aty ku janë ekzagjeruar thashethemet e vdekjes së sekretit bankar).

Amerika ishte në pararojë në luftën kundër vendeve me taksa të ulëta, duke vënë në shënjestër fillimisht Zvicrën, e më pas duke miratuar Foreign Account Tax Compliance Act, or FATCA, (Aktin e përputhshmërisë së taksave për llogaritë e huaja) i cili detyron firmat financiare në të gjithë botën të zbulojnë të fshehtat e klientëve të tyre amerikanë. Megjithatë, ndërsa kërkon lëshime nga të tjerët, Uashingtoni vetë ka bërë shumë pak në lidhje me këtë çështje. Ai, për shembull, ka dështuar të angazhohet me skemën e ndarjes së të dhënave të OECD-së. Edhe më keq, regjimet e përfshirjes miqësore të anonimatit në nivel shtetëror nënkuptojnë se Amerika është e ‘pashoq’ në sekretin e korporatës.

Kjo ka shumë rëndësi, sepse Amerika mirëpret një mori biznesesh përtej detit – thjesht pyesni një miliarder nga Karakas apo Kajro, ku e blen pronën ai apo ku krijon kompanitë ‘strehë’(shërben si mekanizëm për transaksione biznesi, ndërsa vetë nuk zotëron ndonjë aktiv apo operacion të rëndësishëm) që e zotërojnë atë. TJN ofron një zgjidhje: ajo llogarit se duhet të imitojë FATCA duke imponuar një taksë të ashpër të ardhurash (ajo sugjeron 35%) mbi pagesat nga Europa në institucionet financiare amerikane, derisa Amerika të japë aq të dhëna sa merr. Kjo do të shkaktonte një buzëqeshje ironike në Zyrih./Monitor

Next Post

Basha: Protesta e 8 dhjetorit rruga drejt zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In