• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Eurozona pas Brexit, Gjermania dhe Franca propozime për reforma në BE

by Java News
30/04/2018 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Deri në qershor, Gjermania dhe Franca do të dorëzojnë planin për reformën e Eurozonës, i konsideruar i nevojshëm pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga blloku europian.

Ministrat e Financave të të dy vendeve zotohen të përgatisin në kohë një udhërrëfyes, çka konsiderohet arritje e madhe pas rezistencës që i kanë bërë gjermanët ideve të mëhershme të Emmanuel Macron lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe atë financiar në vendet ku përdoret monedha e përbashkët euro.

Shefi i Elizesë pat hedhur idenë e krijimit të pozicionit të Ministrave të Financave të Eurozonës si dhe mundësimin e huave të përbashkëta nga shtetet anëtare. Megjithatë, më vonë ai vendosi të hiqte dorë nga synime të tilla në favor të thellimit të unionit bankar të BE-së. Berlini deri vonë është treguar skeptik ndaj propozimit të Macronit për bashkimin e burimeve financiare.

Mjaft ligjvënësve të Budestagut u duket se Gjermania do të japë më shumë para për fqinjët më të varfër si Italia dhe Greqia – sesa do të marrë nga një fond kolektiv. Për ekzkekutivin gjerman, një fondi i tillë duhet gjithashtu të lidhet e kushtëzohet nga reforma ekonomike.

Ka shpresa që në plan afatgjatë në mbarë BE-në do të zbatohet një skemë sigurimi për depozitat bankare, megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshme drejt një sigurimi kolektiv duhet të reduktohet rreziku në sektorin bankar. Merkel është zotuar që të paraqesë propozimin e përbashkët për një plan reformash së bashku me Francën përpara samitit që do të zhvillohet në Bruksel me 28 qershor.

ma.me

Next Post
Veprimet e një burri shteti

Statuti i ri, PD përgatitet për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të degëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

EMRAT/ Vrau partneren dhe më pas veten, ky është autori shqiptar i krimit në Greqi

August 23, 2026
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 8 mijë pasagjerë udhëtojnë drejt Brindisit

August 23, 2026
Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Kontrabandë gazi kinez në BE, shitej në Itali, SPAK “filtër” pasurive të 9 të huajve

August 23, 2026
Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

Sulmi kibernetik nga Irani nxori jashtë funksionit për 4 ditë një central elektrik në Britani

August 23, 2026
Fjala e plotë e Veliajt para Gjykatës Administrative: Po më pengohet ushtrimi efektiv i të drejtave që më garanton Kushtetuta dhe mandati i qytetarëve

Media belge: Data kyçe e sagës gjyqësore të Veliajt, që mbahet në paraburgim, po afron

August 23, 2026
Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Zjarret, Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com