• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt aktivë të Trojës brenda

- BE si violinë e parë për demokracinë në vendin tonë -

by Preç Zogaj
15/06/2025 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Preç Zogaj

BE dhe SHBA kanë qenë gjithnjë komplementare në mbështetje të Shqipërisë drejt një demokracie funksionale ku liritë dhe sundimit i ligjit shkojnë dorë për dorë. Varësisht nga sfidat konkrete në periudha konkrete, ato janë alternuar me njëra-tjetrën në rolin e violinës së parë. Duke mbetur gjithnjë një duet.

Për reformën në drejtësi, për shembull, ka patur më shumë protagonizëm amerikan në konceptimin dhe zbatimin e saj. Përkundër përpjekjeve të parreshtura të Sali Berishës për ta devijuar e zhbërë apo të Edi Ramës për t’i futur ujë, siç thotë një shprehje popullore për rakinë e fortë. Ndërkohë, BE dhe shtetet anëtare të saj kanë qenë gjithnjë aty.

Zhvillimet e reja në rrafshin gjeopolitik të këtij viti kanë sjellë një pasojë që duket e vogël në hapësirën globale, por është e madhe për Shqipërinë dhe rajonin. Për shpejtimin e zgjerimit të BE-së me anëtarë të rinj. Në finalen e një maratone të gjatë Shqipëria ka shanse të presë e para mes vendeve të rajonit shiritin e mbërritjes. E thonë zyrtarët më të lartë të BE-së-së. E thotë i zoti, jo tellalli.

Ka shanse. Por kjo nuk do të thotë se loja ka mbaruar. Përkundrazi. Loja është më e fortë se kurrë. Kjo ka bërë që BE të dalë në rolin e violinës së parë qoftë për monitorimin e zhvillimeve në vendin tonë, qoftë për mbështetjen e fortë dhe vlerësimin e rreptë të standarteve të anëtarësimit.
Një projekt-raport i fundit i Komisionit të Jashtëm për Shqipërinë, që pritet të miratohet së shpejti, është skaneri më i qartë dhe më i sertë do të thosha i udhëtimit, problemeve dhe rreziqeve që kërcënojnë vendin tonë këto kohë.

SPAK dhe drejtësia vlerësohen si një arritje shumë e rëndësishme, por duhet më shumë. Duhen dënime përfundimtare të zyrtarëve të lartë të përfshirë në akte korruptive. Duhet mbrojtje e qartë për prokurorët e gjyqtarët që kërcënohen, duhet respekt i plotë për pavarësinë e strukturave që përballen me krimin dhe korrupsionin, thekson projekt-raporti.

Një çështje shumë e mprehtë, e patrajtuar më parë me kaq forcë e kaq drejpërsëdrejti nga Brukseli politik, është ajo që njeh “kërcënimin në rritje të ndikimit të huaj keqdashës dhe ndërhyrjes hibride” në institucionet demokratike të vendit tonë, veçanërisht nga burime të lidhura me Kremlinin, që kanë kërkuar “të gërryejnë besimin e publikut në institucionet demokratike dhe të nxisin ndjenjat antiperëndimore”, duke kërcënuar institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ambiciet e anëtarësimit të saj në BE. Europa merr këtu stafetën e shqetësimeve të ngritura me parë me forcë nga SHBA.

Eurodeputetët i bëjnë thirrje Shqipërisë “të rrisë qëndrueshmërinë institucionale kundër financimit të fshehtë politik, manipulimit të medias dhe kërcënimeve kibernetike” që ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e saj të pranimit në BE. Raporti paralajmëron gjithashtu për gjurmën në rritje të mediave të mbështetura nga shteti kinez në Shqipëri.

Kasandara nuk mund të flasë më qartë. Është fat për vendin tonë që këto rreziqe njihen, kapen dhe denoncohen nga institucionet e BE-së. Pyetja që shtrohet është: A dinë gjë institucionet tona të sigurisë si shprehen, ku shprehen e nga kush zbatohen format e ndërhyrjes hibride të fuqive antidemokratike armike të Europës? Kush financohet këtu nën dorë për të bërë punën e Rusisë apo Kinës? Ç’masa janë marrë e po merren?
Të mos kemi iluzione! Europa nuk mund të na pranojë në familje me kuajt aktivë të Trojës brenda. Nuk mund të na pranojë me tërhiq e mos e këput më me hetimin dhe gjykimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion.

Ndërkaq duhet ta themi: Nëse raporti pa doreza i Komisionit të Jashtëm miratohet në Parlamentin Europian, kjo do të jetë një ngjarje e madhe pozitive për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vendin tonë.

Next Post
Marrëveshjet për emigrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Marrëveshjet për emigrantët: Çfarë përfiton Kosova dhe pse kritikohen ato?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com