• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Eurodeputetja: Qeveria po manipulon zgjedhjet në jug të Shqipërisë

by
01/06/2015 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurodeputetja qipriote e grupit popullor në Parlamentin Europian, Eleni Theoharous i kërkon Tiranës zyrtare të ratifikojë marrëveshjen detare me Greqinë, në mënyrë që Qipro të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për ABC News Theoharus nuk bie dakord me reagimin e Athinës për zgjedhjen e Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Kuvendi të Shqipërisë, pasi e konsideron ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi tjetër.

Eurodeputetja qipriote e grupimit popullor te Parlamentit Europian, Eleni Theocharous  ngre shqetësimin, se sipas informacionit të shoqatave joqeveritare në jug të Shqipërisë, qeveria po manipulon zgjedhjet dhe qytetarët nuk do shprehin vullnetin e tyre me votë.

Ajo kërkon që PE-ja të dërgojë një grup eurodeputetësh për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale.

Keni ngritur nje shqetesim per zgjedhjet lokale ne Shqiperi,madje patet nje replike per kete edhe me raportuesîn per Shqiperine, Fleckénstein. Per cfare behet fjale?

Shqetesimi im kryesor ka te beje me te drejtat e njeriut, te minoriteteve dhe te drejtat civike ne te gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe ato qe jane kandidate per anetaresim. Informacioni qe me ka ardhur ka te beje me  minoritetin grek ne jug te Shqiperise. Ne baze te ketij informacioni, rezulton se qeveria shqiptare po manipulon zgjedhesit dhe ata nuk te mund te shprehin vullnetin e tyre me vote sic kane te drejte t’a bejne dhe zgjedhjet nuk do te jene te ndershme. Kjo eshte arsyeja per te cilen ngrita shqetesimin gjate debatit per Shqîperine. Nga ana tjeter, ne jemi te shqetesuar per te drejtat e minoriteteve ne Ballkan, duke perfshire te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni.

Jane raportuar disa incidente dhe shqetesime gjate fushates per zgjedhjet lokale. Nga e keni marre informacionin ju per shqetesimin tuaj, nga Jugu i Shqiperise, apo nga Greqia dhe a keni pershtypjen se shqetesimi qe ngrini do ndikoje ne rezultatin final?

Informacioni me eshte percjellur nga shoqatat joqeveritare qe jane aktive aty ne mbrojtje te te drejtave te njeriut. Nuk kam folur me asnje nga minoriteti grek apo shqiptaret aty. Ndaj dua te trajtohet ceshtja. Une dua qe te hetohet ky problem dhe te dergojme nje mision vezhgimi, ne menyre qe te kemi garancite e duhura, qe zgjedhjet do te jene te ndershme.

A mendoni qe eshte e rendesishme mbeshtetja e Komisionit Europian dhe Bashkimit Europian per nje vezhgim rigoroz te zgjedhjeve lokale nga misioni i vezhguesve te OSBE-se?  

Mendoj, se eshte dicka pozitive. Une kam punuar ne misionet e vezhgimit te OSBE-se per dhjete vjet dhe i njoh shume mire praktikat. Por do isha me e lumtur nese Parlamenti Europian do te dergonte nje grup deputetesh per te vezhguar zgjedhjet ne Shqiperi.Zgjedhjet lokale konsiderohen si nje test per pjekurine politike te klases politike. Te krijohet pershtypja qe zgjedhjet jane nje kusht shtese i pashkruar qe i shtohen 5 kushteve per hapjen e negociatave. A perceptohet keshtu ne PE?

Ne nje fare menyre eshte keshtu. Ju uroj sukses. Ne e duam Shqîperine ne BE, por si vend demokratik, modern dhe qe respekton te drejtat e te gjithe qytetareve te saj dhe shteteve perreth.

Nje pyetje mbi marredheniet bilaterale midis Shqiperise dhe Greqise. Ministri i jashtem grek nuk shkoi ne Tirane ne ministerialin e vendeve te Europes Juglindore, ne shenje proteste per shkak te notes verbale nga pala shqiptare lidhur me qartesimin e shfrytezimit te naftes ne detin Jon. Te pakten keshtu e trajton media. Ç’ mendoni per kete?  

Nuk i di detajet, por mund t’ju them qe Greqia hapi dyert shqiptaret ne vitet 90, kur ju sapo kishit dale nga nje shkaterrim total dhe nje varferi e madhe. Greqia strehoi shume emigrante. Nuk me duket korrekte tani qe te kete pretendime kundrejt Greqise apo detit grek. Kjo vjen nga pretendimi qe ishulli i Otonise ne veriperendim te Kerkires se Korfuzit nuk ka zone eskluzive ekonomîke. Kjo nuk eshte korrekte. Sipas te drejtes detare, te gjitha ishujt kane zonen e tyre eskluzive. Keshtu qe Shqiperia duhet te ratifikoje marreveshjen detare dhe te sillet mire, qe t’a mbeshtesim ne anetaresimin ne BE.

Ne kemi degjuar gjithashtu autoritet greke te shprehin mospelqimin e tyre per zevendeskryetarin e Kuvendit, si njeri irrédentist. Ç’mendoni per kete?  

Nuk jam dakord me nderhyrjen e nje vendi ne punet e brendshme te nje vendi tjeter. Eshte puna juaj se ke zgjidhni si zevendeskryetar te Kuvendit.

Next Post

Rrezikon Luana, Lori Hoxha e ka marrë inat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apple dorëzohet, pranon problemin e iPhone XS

Përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër, “Apple” gjobitet me 5.7 miliardë dollarë!

September 28, 2026
Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

Liga e Kombeve/ Maran i kujdesshëm para San Marinos: Të tregojmë respekt për ta! Duhet të bëjmë ndeshje serioze

September 28, 2026
“Institucionet nuk konkurrojnë, por bashkëpunojnë”, Begaj reagon pas mbledhjes për SHISH

“Auditim në SHISH pas arrestit të Hysenit”- Zbardhen diskutimet në Këshillin e Sigurisë, çfarë thanë kreu i SPAK dhe kryeministri Rama: Nuk u cenua siguria kombëtare

September 28, 2026
Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

Edhe Greqia ndjek modelin italian, qendër riatdhesimi për emigrantët në një vend afrikan!

September 28, 2026
Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

Anija “Starship” e StarX hyn në orbitë për herë të parë! Pavarësisht defektit të motorit e përfundon misionin me shpërthim në Paqësor (VIDEO)

September 28, 2026
“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

“After School”, Kushi nga Pogradeci: Një nismë pozitive, siguria e fëmijëve në shkollë është fokusi kryesor

September 28, 2026
Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com