• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Eurobondi rrit rezervën valutore në vlerën rekord prej 5.5 miliardë eurosh

by A R
01/08/2023 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eurobondi i siguruar në muajin qershor nga qeveria shqiptare ka sjellë një shtysë të re rritjes së rezervës valutore.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në mesin e këtij viti vlera e rezervës valutore arriti në 5.5 miliardë euro, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë. Vlera e rezervës është rritur me 12% krahasuar me muajin maj dhe me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Më datë 6 qershor, Shqipëria realizoi emetimin e Eurobondit të gjashtë në historinë e saj. Obligacionet e emetuara kishin maturitet 5-vjeçar, vlerë totale prej 600 milionë eurosh dhe një yield prej 6.125%.

Në vitet e fundit, huamarrja e qeverisë në tregjet e huaja ka dhënë një ndikim në rritjen e rezervës valutore, por, ndërkohë, Banka e Shqipërisë po adopton një strategji të zgjerimit gradual të rezervës nëpërmjet blerjes së Euros në tregun e brendshëm valutor.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka planifikuar të zhvillojë gjithsej 16 ankande, në të cilat parashikon të blejë një shumë midis 160 dhe 220 milionë eurove. Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e vitit të kaluar, kur blerjet e valutës ishin afërsisht 140 milionë euro.

Një rezervë e lartë valutore vlerësohet nga ekspertët si instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend. Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë.

Rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të financuar sigurimin e importeve, për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në mesin e këtij viti, titujt e borxhit përbënin më shumë se 72% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin pothuajse 20% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar ndërkombëtar.

Rritja e shpejtë e normave të interesit në tregjet ndërkombëtare dha një efekt negativ në normën e kthimit të rezervës valutore, që pësoi rënie të mëtejshme në territor negativ. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, për vitin 2022 ky kthim ka rezultuar negativ në masën 3.18%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kthimi negativ i portofolit të rezervës ka ardhur si rezultat i rritjes së ndjeshme dhe të papritur të normave të interesit gjatë vitit 2022 në tregjet kryesore në të cilat investohet portofoli i rezervës valutore.

Rregullorja “Për politikën dhe mënyrën e administrimit të rezervës valutore”, miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës, përcakton qartë qëllimet për të cilat mbahet rezerva valutore. Si objektiva parësorë të procesit të administrimit të rezervës janë përcaktuar likuiditeti dhe siguria.

Sigurimi i të ardhurave nga administrimi i rezervës përfaqëson objektivin e tretë, për sa kohë nuk cenohen objektivat e likuiditetit dhe të sigurisë. Këshilli Mbikëqyrës miraton gjithashtu parimet dhe kriteret cilësore për zhvillimin e aktivitetit të administrimit të rezervës valutore.

Next Post
Tentoi të hapte me forcë derën e banesës në Golem për të vjedhur, por dikush tjetër ia prishi planet

Tentoi të hapte me forcë derën e banesës në Golem për të vjedhur, por dikush tjetër ia prishi planet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori

November 8, 2026
Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

Pas muajsh ndërprerjeje, PD-PS ulen sërish për “Zgjedhoren”, palët pa marrëveshje për agjendën

November 8, 2026
Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In