Euro ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së djeshme, duke u këmbyer me 134.6 lekë, një tjetër rekord minimal i 7 viteve të fundit. Rënia e ditës së martë ka qenë më e fortë se e të hënës, me -0.34 lekë.
Gjatë këtij muaji, euro është rritur vetëm një ditë lehtë në raport me lekun, ndërsa ditët e tjera ka shënuar vetëm zbritje. Në fillim të këtij muaji, euro këmbehej me gati 136 lekë.
Dollari ka vijuar rritjen në tregun vendas, duke arritur në 129.55 lekë, 0.34 lekë më shumë se një ditë më parë.