• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat në prag, këshilla dietike për të shmangur shtimin e kileve

by Java News
21/12/2016 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festat e fundvitit po afrojnë e bashkë me to edhe tryezat plot ushqime tradicionale, si bakllava, gjel deti e të tjera. Sipas studimeve njerëzit, shtojnë në peshë 2-3 kg gjatë 2 javëve të festave të fundvitit.
Ja disa këshilla dietike se si të parandaloni shtimin në peshë:
Hani më shumë perime: çdo vakt duhet të përfshijë patjetër perime, sidomos ato me gjethe të gjelbër. Perimet përmbajnë vlera të larta ushqyese dhe parandalojnë akumulimin e yndyrnave në trup.
Shmangni gjalpin dhe yndyrnat e tjera: në festat e fundvitit, keku, panetonja, biskotat, bakllavaja dhe të gjitha ëmbëlsirat e tjera bëhen me gjalp. Duhet t’i shmangni sa më shumë të jetë e mundur nëse nuk doni të shtoni në peshë.
Hani drithëra: fibrat e gjendura në drithëra të tilla si thekra, orizi, tërshëra, buka integrale etj, ju bëjnë të ndiheni të ngopur për një kohë të gjatë.
Pini ujë dhe çajra: do të parandalojnë akumulimin e yndyrës dhe do t’ju bëjnë të ndiheni më të ngopur.
Hani fruta të thata: arrat, bajamet, lajthitë etj kanë yndyrna të shëndetshme dhe shumë të nevojshme për trupin. Ato ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq.
Pini çaj jeshil: është detoksifikues dhe ndihmon në shkrirjen e yndyrnave.
Shmangni alkoolin: edhe pse gjatë festave është thuajse e pamundur të shmanget alkooli, mundohuni të pini vetëm gjysmë gote verë.
Kujdes ëmbëlsirat: bakllavaja është një nga ëmbëlsirat me më shumë kalori. Mundohuni të hani diçka më të lehtë si psh tartë frutash.
BW/d.i.

Next Post
“Plani Strategjik” i Stupcave fitoi çmimin për “Nxitje Debati”

“Plani Strategjik” i Stupcave fitoi çmimin për “Nxitje Debati”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com