• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Euro 2016, Gianni De Biasi beson në mrekullinë e dytë të kuqezinjve

by A R
13/12/2015 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi, beson se kuqezinjtë edhe një herë tjetër mund të befasojnë, duke kaluar fazën e grupeve në Euro 2016. Në një intervistë për Top Channel, italuani shfaqet optimist, ndonëse paralajmëron se nuk duhet të këndojmë këngën e fitores para kohe.

De Biasi, si e komentoni përballjen me Zvicrën?

Nuk e donim Zvicrën, sepse është një luftë mes vëllezërish. Jo vetëm për faktin se do të përballen dy Xhakat, por sepse në atë skuadër janë shumë lojtarë me origjinë shqiptare. Mendoj se është një ndeshje shumë e veçantë për të gjithë, por ne do të ndeshemi siç do të bëjnë dhe ata, pa asnjë problem. Do të përgatitemi mirë dhe do të mundohemi t’i vëmë në rrezik. Ata na njohin shumë mirë pasi na kanë mundur dy herë ne eleminatoret e Botërorit, por ne kemi ndryshuar dhe tani jemi një skuadër tjetër.

Po Francën si e shihni?

Edhe me Francën kemi luajtur dy herë dhe nuk besoj se jemi një surprizë. Problemi kryesor është që jemi ndeshur në miqësore, përballje të veçanta pasi ata nuk ishin dhe aq mirë. Kemi barazuar dhe fituar, por kjo nuk do të thotë që gjërat mund të përsëriten. Ata luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë objektiv për të qëndruar sa më gjatë në këtë kampionat. Ne duhet të japim 150 për qind për t’i përballur.

Rumania?

Rumania është një skuadër që është rritur shumë dhe u kualifikua pa asnjë problem. Është një ekip që nuk ka emra të mëdhenj, por që do të hapë probleme.

Cilat janë shpresat tuaja për këtë turne?

Nuk duhet të shpresojmë, duhet të besojmë në këtë grup që mund t’ia dalim. Nuk mendojmë që është e lehtë, por duhet të punojmë pasi gjërat janë të mundshme. Nëse ti nuk beson se ia del, nuk do t’ia arrish. Unë besoj se ne mund t’ia dalim të gjithë së bashku, por pa nisur këngën e fitores para kohe.

/ Top Channel

Next Post

Enegjia e ndërtimet pa leje, 11 arrestime e 9 në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com