• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Ethet e detit shqiptaro-grek dhe 12 milje në mes

by Skënder Minxhozi
28/12/2020 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Nuk është e thënë që në Shqipëri të triumfojë qoftë edhe një herë të vetme sensi i përgjegjësisë dhe vetëpërmbajtja. As kur bëhet fjalë për çeshtje të mëdha të interesit kombëtar, siç është debati tashmë dhjetëvjeçar për ndarjen e detit territorial me Greqinë. Në tetor, qeveria shqiptare, në dakordësi me palën greke, morën vendimin më të arsyeshëm që mund të gjendet për këtë temë, e cila ka provokuar një dekadë sherre, akuza, teori konspiracioni dhe vendime gjykatash.

Kurse dje pala greke shpalli zgjerimin me 12 milje të detit të saj territorial, duke zgjuar edhe një herë në Tiranë fantazmat folklorike të një tradhëtie, që askush nuk di ta thotë se ku konsiston konkretisht.

Dy muaj më parë, Tirana dhe Athina ranë dakord t’i adresohen Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë, për mosmarrëveshjen në lidhje me kufirin detar. Ishte i vetmi fund logjik i një varavingoje dhjetëvjeçare. Një mosmarrëveshje, për të cilën ishin provuar një herë negociatat dypalëshe, madje ishte firmosur edhe një projekt konkret në prill 2009, por që më pas u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

Berisha dhe Karamanlis kërkuan të testojnë 11 vjet më parë korsinë e një marrëveshje dypalëshe, pa dëshmitarë dhe pa oponencë. Ka qenë një rrethanë e dyshimtë dhe skualifikuese, e cila e ka shtyrë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë të formulojë akuzat më të rënda të imagjinueshme, ndaj një qeverie shqiptare, në lidhje me ruajtjen e tërësisë territoriale dhe mbrojtjen e interesave kombëtare e shtetërore të vendit. Sa për kujtesë, Gjykata Kushtetuese vërente se marrëveshja kishte defekte të rënda në:

1- Mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes;

2- Mangësitë serioze në përmbajtjen e saj

3- Moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm

4- Mosmarrjen parasysh, të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare.

11 vjet më vonë ky incident me pasoja potencialisht të pakthyeshme është lënë fatmirësisht pas shpine. Bregdeti shqiptar i Jonit shpëtoi nga kafshimi i disa qindra kilometrave katrorë (225 km, sipas ekspertëve), Berisha nuk do të anatemohet përjetësisht si dikur Ahmet Zogu me Shën-Naumin, kurse qeverisësit aktualë kishin mundësinë të nxirrnin mësime nga gabimet e paraardhësve të tyre.

Mund të thuhet se ka ndodhur pikërisht kjo! Pra, procesi është kryer me respektimin kushtetues të rolit të Presidentit (plotfuqishmëria e delegacionit), negociatat kanë zgjatur tashmë prej vitesh mes katër qeverive të dy vendeve (dy shqiptare dhe dy greke), e çfarë është më e rëndësishmja, kësaj rradhe nuk do të ketë më një ujdi “mes vetes”. Kjo është rrethana më e rëndësishme, premisa më pozitive që ndarja e detit territorial mes Shqipërisë dhe Greqisë të konsiderohet marrëveshje, e jo tradhëti kombëtare në jetë të jetëve! Do të jetë një gjykatë ndërkombëtare, e jo dy qeveritë respektive, që do të vendosin për detin shqiptaro-grek!

Në këtë mjedis plot paragjykime, shpallja e zgjerimit me 12 milje detare nga Greqia për detin e saj territorial, vjen e ngatërrohet pa të drejtë me çeshtjen e bisedimeve me Shqipërinë. Athina ka një problem therës me Ankaranë për detin. Nebuloza e stërmadhe e ishujve të Egjeut është një lëmsh që s’ka qeveri e as gjykatë që ta zgjidhë. 12 miljet detare i adresohen më së shumti kësaj krize, ndërkohë që në rastin shqiptaro-grek është marrë vendimi më i arsyeshëm i mundshëm, për të akzitivizuar Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, për detin territorial mes dy vendeve.

Shumëkush mund ta paragjykojë qysh tani atë që do vendoset në Hagë. Është në natyrën tonë si popull ta bëjmë këtë. Por një gjë është e sigurtë, ende pa folur Gjykata Ndërkombëtare: do të kishte qenë njëmijë herë më e dyshimtë dhe e paragjykuar një vendimmarrje pas dyersh të mbyllura mes dy vendeve, pa palë të tretë e pa arbitër në mes. Sidomos pas një precedenti tejet negativ si ai i vitit 2009, kur një praktikë e tillë për pak provokoi një hap të pakthyeshëm, të cilin do të ishim duke e anatemuar edhe sot e kësaj dite. Ethet e detit shqiptaro-grek duhet më në fund t’i nënshtrohen një verdikti të paanshëm. Aq sa mund të ketë paanësi në botën e sotme të dominuar nga logjika e më të fortit.

 

 

Next Post
Serbia çoi vaksinën anti-Covid në Mitrovicë, Kosova nis hetimet: U rrezikua siguria

Serbia çoi vaksinën anti-Covid në Mitrovicë, Kosova nis hetimet: U rrezikua siguria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos 50-vjeçarin e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar! I dyti nuk gjendet në…! (FOTO)

DETAJET/ SPAK operacion në Shkodër, “Muri i lartë” prangos 50-vjeçarin e akuzuar për trafik droge dhe grup të strukturuar! I dyti nuk gjendet në…! (FOTO)

September 26, 2026
Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

Përplasi 4 mjete gjatë arratisjes nga Policia, në pranga 30-vjeçari që vodhi makinën dhe rrezikoi jetën e qytetarëve në Durrës!

September 26, 2026
Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

Ndërtohet infrastruktura e sigurisë në Forumin Romak të Butrintit! Rama ndan pamjet: Punohet për ta përcjellë brez pas brezi këtë pasuri të jashtëzakonshme

September 26, 2026
“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

“Time Out”: Riviera Shqiptare, zgjedhja ideale për pushime në bregdet edhe në dimër

September 26, 2026
Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

Restaurohen manastiret e Gjirokastrës, synohet ruajta e vlerave të trashëgimisë kulturore në qark

September 26, 2026
Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

Model i ri menaxhimi për Urgjencën Polivalente në QSUT, Spahiu: Synojmë rritjen e eficencës, të ndërgjegjësojmë qytetarët!

September 26, 2026
Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

Ambasadori Eric Wendt nis sot detyrën si kryediplomat i SHBA-ve në Shqipëri, pritet t’i dorëzojë letrat kredenciale presidentit Begaj! Zbulohet ora e takimit

September 26, 2026
Zelenskyy bisedë telefonike me Trump: Ramë dakord të takohemi në Nju Jork, shumë gjëra mund të ndryshojnë -

“Do takohemi me rusët!”- Zelensky zbulon propozimin amerikan: Takimi në Emiratet e Bashkuara Arabe, në mes edhe Kina

September 26, 2026
Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

Tragjedi në ujërat e kufirit Slloveni-Kroaci, pesë emigrantë mbyten në lumë, pesë të tjerë shpëtojnë! Kërkonin një jetë më të mirë

September 26, 2026
Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

Alarm te Reali i Madridi dhe Franca! Pas debutimit me Zidane dhe golit, dëmtohet Mbappé!

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com