• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Është thjesht njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar

by Astrit Patozi
25/09/2018 15:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

(Në vend të një replike miqësore me Ylli Manjanin)

Ylli Manjani ka të drejtë kur thotë se opozita nuk duhet ta personalizojë betejën me emrin e kryeministrit, por duhet të godasë fort sistemin e tij. Edhe pse ish-ministër i Edi Ramës në qeverinë e mëparshme, ai nuk ka të sharë si zë këmbëngulës opozitar, sidomos pas zgjedhjeve të fundit.

Nuk do t’i hiqja asnjë presje thirrjes së tij, sikur t’i drejtohej dikujt tjetër dhe jo njeriut të gabuar. Ndaj them se Manjani, megjithëse nuk e ka keq, ka ngatërruar adresë. Sepse ajo ftesë nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën, i cili nuk ka asgjë me sistemin e korruptuar, që po aplikon me “sukses të plotë” Edi Rama sot, por që për ta ngritur nuk e ka meritën vetëm ai.

Përkundrazi, atij i pëlqen shumë kështu siç është, pa i lëvizur asnjë tullë mundësisht, ndaj edhe të vetmin problem e ka me emrin. Dhe po investon shumë që t’i vijë një ditë radha, jo duke luftuar që ta ndryshojë, por thjesht duke pritur që vetë koha të rrëzojë atë që mendon se i ka zënë vendin.

Ndaj nuk dëgjon asnjë fjalë për reformën zgjedhore prej tij, asnjë qëndrim për ndyshimet kushtetuese të 2008-ës, ndaj nuk ka asnjë fjali për goditjen e partitizmit, për rrënimin e frikshëm të institucioneve nga pazaret politike, por thjesht ka çdo ditë dhe do të ketë në vazhdim vetëm demonizim të kundërshtarit deri në marrëzi.

Sepse për drejtuesin e opozitës zyrtare sistemi politik aktual është një lopë pjellore që duhet mjelë, por thjesht duhet të ndryshojmë duart. Sepse e gjithë karriera e tij politike, por që shkëlqimin e vet e ka pasur në 5 vitet e fundit, ka qenë ilustrimi më i mirë i kësaj që unë po them.

Mirëpo, ose duhet të jesh idjot politik, ose ke një mision tjetër për të përmbushur, në rast se mendon që këtë qeveri mund ta rrëzosh nga pushteti, pa i goditur sistemin që e mban, por vetëm duke i sharë udhëheqësin.

E para, se historia e këtyre 28 vjetëve në Shqipëri ka treguar se e majta në kushtet, kur krijohet perceptimi se të gjitha palët janë njësoj, ka një rezervuar më të madh votash në dispozicion për ta marrë ose ruajtur pushtetin. Dhe se Partia Demokratike ka arritur të fitojë vetëm atëherë kur ka bërë diferencën në moral dhe parimësi me kundërshtarin e vet politik.

Por mbi të gjitha, e dinë edhe fëmijët e kopshtit tashmë në Shqipëri që socialistët janë më specialista, siç thonte (rahmet të ketë) Pjetër Arbnori në këto punët e korrupsionit, lidhjeve me krimin dhe blerjes së votave.

Ndaj edhe mendoj se, jo vetëm e djathta, por e gjithë shoqëria shqiptare, është sot peng i kapjes së opozitës nga një lidership i gabuar, i cili praktikisht është kthyer në patericën e një qeverie të paaftë dhe të korruptuar. Që mbi të gjitha, as nuk e do, as nuk bën sikur, e jo më ta ndërtojë me gjithë mend një alternativë të shëndoshë pushteti në Shqipëri, jashtë përfitimeve marrendëse që vijnë prej grabitjes dhe abuzimeve me fondet publike.

Po të ndiqni debatin politik sot në vend të krijohet përshtypja sikur jemi në kulmin e fushatës elektorale. Madje duket sikur jemi në zgjedhje parlamentare, dhe jo para atyre vendore, aq e ashpër është gjuha dhe aq të forta tonet. Në fakt, pak më shumë se një vit më parë, ne ishim realisht në fushatë, por atëherë situata ishte krejtësisht tjetër, paqja dhe harmonia qiellore mbretëronte kudo. Sepse Luli, kur duhet të bëjë luftë, futet në pazar, kur duhet të bëjë kompromis, e ke me kokë në betejë.

Unë dua ta shaj shumë qeverinë dhe Edi Ramën, por le të vijë dikush e të më tregojë që edhe për këtë problemin duhet ta kërkojmë tek kundërshtari e jo tek vetja jonë. Dhe ky është vetëm një shembull i zbehtë i asaj që Lulzim Basha është njeriu i gabuar, në kohën dhe vendin e gabuar.

Por le të mos shkojmë aq larg, sepse ne shqiptarët nuk shquhemi për kujtesë afagjatë. E kishte me sistemin apo me emrat Lulzim Basha atë teatrin e shëmtuar me gjoja platormë antimafia dhe antikorrupsion?

Nëse do ta kishte me sinqeritet, do të duhet të premtonte solemnisht që kur opozita të vinte në pushtet, do të ndalonte çdo praktikë konçensionesh dhe PPP-sh, si dhe do të shfuqizonte të gjitha ato që kishin bërë qeveritë para saj. Ky do të ishte parimi, i drejtë apo i gabuar, ç’rëndësi ka. Por do të ishte vendim politik. Çfarë nevoje kishte të përmendeshin emra, sepse bizneset e kuptonin vetë se çfarë do t’i priste, gjithmonë nëse do kishte ndonjë prej tyre që e merr seriozisht Lulzim Bashën për ato që premton.

Por problemi është se Luli nuk ka ndërmend të ndalojë konçensionet, në rast se do të fitojë ndonjëherë, ndaj ai nuk mund ta thotë dot atë. Ai thjesht i quan konçensione të këqija, kur i bën Edi Rama, dhe konçensione të mira, në rast se do t’i bënte vetë.

Ndërsa emrat e atyre bizneseve, që dolën në tabelë të zezë, njësoj si tregtarët e 1945-ës, që do të paguanin tatimin e jashtëzakonshëm, janë prova e gjallë se në krye të opozitës zyrtare është thjesht një gjobaxhi i rëndomtë. Dhe unë i mbaj turpin në kurriz të gjithë atyre që u gëzuan dhe duartrokitën, sikur gjoja më në fund Lulzim Basha u trimërua dhe përmendi si të ishin trafikantë emra sipërmarrësish të nderuar, ndërkohë që nuk thanë asnjë fjalë kur të njëjtët emra u publikuan në borderotë e kompanive të kunatit dhe gruas së tij.

Next Post
‘Macarena’, kuptimi i vërtetë i këngës do t’ju shokojë

‘Macarena’, kuptimi i vërtetë i këngës do t’ju shokojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In