• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është puç, neni 103 i Kushtetutës e vërteton! Ndalohet pezullimi i anëtarit të qeverisë, njëjtë si për deputetin”

by Ylli Manjani
23/11/2025 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani 

Ja edhe një informacion ligjor më shumë, që mbase u ndihmon sadopak të kuptohet se përse ndalimi i pezullimit nga detyra për deputetin (personin e zgjedhur pra), nuk zbatohet dot as për anëtarin e qeverisë. 

Ky është neni 103 i Kushtetutës.  

Pra e thënë thjeshtë, nëse ndaj deputetit nuk merret dot (as me leje nga Kuvendi) masa e pezullimit nga detyra, për shkak të barazisë në imunitet, kjo masë nuk merret dot as ndaj anëtarit të qeverisë.  

Të gjithë ata që i ka bindur vendimi i SPAK dhe GJKKO, bazohen në arsyetimin se Belinda Balluku nuk është pezulluar si deputete, por si anëtare qeverie. Kjo sepse ata pranojnë tashmë se deputeti nuk pezullohet.  

Por sduan ta lexojnë, aq më pak të kuptojnë, nenin 103 të Kushtetutës. Nuk po them të lexoni debatet Kushtetuese kur u hartua ky nen Kushtetues, se dhia ka bërë punën e vet tashmë duke ua ngrënë ato libra.   

Por thjesht duhen lexuar në harmoni neni 242.2 i Kodit të Proçedurës penale me nenin 103 të Kushtetutës dhe del qartë se ajo që ndalohet për deputetin ndalohet edhe për anëtarin e qeverisë. Përtej faktit se Kodi i Procedurës flet në tekst për “person të zgjedhur” dhe jo funksion të zgjedhur, siç edhe ngatërrohet shumica.  

Imuniteti është shpikur për të mbrojtur pushtetet që dalin nga vota prej ndërhyrjeve puçiste të autoriteteve apo pushteteve të emëruara. Po nejse, se edhe kjo mbase është shkencë.  

Lexoni ligjet e shtetit. Lexojini në harmoni llogjike me njëri-tjetrin dhe jo me hapësira reklamash në mes. Kaq.  

Llogjika interpretuese (mbi-ligjore) e ndjekur nga GJKKO dhe SPAK çon në ndërhyrje brenda pushtetit ekzekutiv. Si e tillë është jo vetëm kundër kushtetutës, por edhe preçedent shumë i rrezikshëm.   

Askush nuk do ta ndalonte dot më drejtuesin e SPAK të përzinte Kryeministrin dhe gjithë qeverinë dhe t’a linte qeverisjen në dorë të Agjensisë së Menaxhimit të Aseteve të Sekuestruara. Pse jo?! 

Këtu nuk ka rëndësi na pëlqejnë apo jo emrat që qeverisin. Kur nuk na pëlqejnë nuk duhen votuar. Kjo është zgjidhja. 

*** 

Gjithashtu e përsëris:  

masa e pezullimit ndaj një personi të zgjedhur dhe në nivel anëtari qeverie është zbatuar për herë të parë javën që shkoi. Ndaj askush nuk mund të vijojë të gënjejë veten e dynjanë, se për këtë nen paska praktikë gjyqsore.  

Përpiquni të kuptoni se kemi të bëjmë me një tufë zyrtarësh (prokurorë e gjykatës) të karikuar më shumë se çduhet, të cilët mendojnë se janë elita e jurisprudencës në këtë vend dhe, se ata i kanë dhënë vetes të drejtën të krijojnë jurisprudencë për të kënaqur turmat dhe talebanizmat, që nuk përtojnë të gjuajnë me gurë e baltë, pa pritur gjykimin e ligjit.  

Turmave nuk u intereson shkelja e ligjit, as puçi kushtetues, aq më pak gjykimi i rregullt me prova. Turmave u duhet mishi që ta pështyjnë, ta gjuajnë me gurë e baltë. 

Kjo nuk quhet drejtësi, por ndëshkim taleban.  

Rrefuzoj të jem anëtar i kësaj turme, ndaj dhe nuk pjatohem kurrësesi me puçe kushtetuese, pavarësisht mendimit të palëkundur që kam se kjo qeveri që rri kaq gjatë në pushtet, nuk ka shans të qeverisë mirë. Ajo duhet të ishte në opozitë, pavarësisht se po e njëjta turmë e votoi (me shumë gjasë prap do ta bëjë) për ta mbajtur aty.  

Ja kështu bëhet puçet/grushtet kushtetuese.  

Është puç, jo puç-puç… 

 

Next Post
Vendi u godit për disa orë nga stuhia, zbulohet bilanci i dëmeve: Anulime fluturimesh, makina e shtylla të dëmtuara…

Policia Rrugore apel shoferëve nga moti i keq dhe reshjet e dëborës: Respektoni sinjalistikën, pajisuni me...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com