• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Është kompetencë që më takon mua”, Begaj i kthen mazhorancës ligjin për dekoratat

by A R
13/01/2023 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë që kur mori detyrën e kreut të shtetit, presidenti i Republikës Bajram Begaj kthen në kuvend ligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”.

Në arsyetimin e kreut të shtetit konstatohet një ngushtim i kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës për dhënien e dekoratave.

Sipas tij kjo kompetencë është përcaktuar shprehimisht në Kushtetutë dhe nuk e ka në të njëjtin nivel as Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, as Kryeministri dhe as Ministrat përkatës, të cilët përcaktohen në ligj si autoritete përgjegjëse shtetërore, për dhënien e dekoratave.

“Është konstatuar së pari, mungesa e konsultimit të ligjit me Presidentin e Republikës, si palë e interesuar dhe organi i vetëm që përcakton Kushtetuta për dhënien e dekoratave dhe titujve të nderit. Është e qartë, se në këtë rast kemi të bëjmë me një kompetencë kushtetuese të Presidentit të Republikës, i cili në kuptim të Kushtetutës, është një institucion i pavarur kushtetues, me ligj rregullohet mënyra e dhënies së dekoratave dhe titujve të nderit, pasi është e qartë se cili është organi që i jep ato”.

Sipas Begajt “dhënia e dekoratës duhet konsideruar si një akt përmbyllës i një procesi vlerësimi, që i takon paraprakisht dhe vetëm Presidentit të Republikës”.

(Kliko këtu për të lexuar arsyet e kthimit të ligjit për dekoratat në Republikën e Shqipërisë)

/a.r

Next Post
Kush mendoni se zë vendin e parë? Ja personazhet më të pëlqyer në “Instagram” për këtë javë

Kush mendoni se zë vendin e parë? Ja personazhet më të pëlqyer në “Instagram” për këtë javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com