• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Eshtë katapultuar në liderin e Ballkanit Perëndimor: Pse e zgjedhin Edi Ramën?

by Java News
03/11/2022 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Liderët e vendeve të vogla e të pafuqishme, në samitet ndërkombëtare gjithmonë përsiaten mes dy dimensioneve. Ose duken inferiorë në qasje dhe prezencën e kanë krejtësisht periferike, ose kompleksi për inferioritetin i bën të shpërthejnë duke marrë rol përtej se kanë, përtej se iu ofrohet.

Historia e regjistruar nuk njeh një tjetër lider ballkanik – shqiptar jo se jo – që s’e ka projektuar veten as si inferior, as si i kompleksuar dhe është pranuar edhe nga të tjerët në përputhje me projeksionin e tij, si Edi Rama.

Ai ka krijuar shkëputje nga bashkë-liderët ballkanikë, por jo duke provuar të dëshmojë se është një përjashtim kualitativ, prandaj është shkëputur jo për t’u distancuar, por për ta marrë me vete Ballkanin.

Sot Ballkani Perëndimor është në qendër të Evropës, përmes figurës së Edi Ramës në qendër të liderëve evropianë.

Edhe paraqitja e sotme e tij para gazetarëve në kuadër të Procesit të Berlinit krahas Kancelarit Olaf Scholz dhe Kryetares së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, dëshmon këtë fakt të mirëqenë: Edi Rama është katapultuar në liderin e Ballkanit Perëndimor.

Dhe jo vetëm…

Është kreu i Qeverisë shqiptare, ai i cili me staturën e tij, tash e disa vite – dorën në zemër, para 7 apo 10 vitesh deri diku kolegët e tij në Evropë e Amerikë i çudiste por edhe bënte të buzëqeshnin me simpati, e shqiptarët i barrikadonte në virtualitet, kur me gardërobat e tij ekstravagante dhe atletet e bardha, marshonte në podiumet e Samiteve dhe kancelarive të perëndimit – jo (vetëm) si një perëndimor, por edhe si një politikan i cili mesazhin e studentëve shqiptarë me në krye Azem Hajdarin – e jetësonte në mënyrën më fine të mundshme.

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropën” tingëllonte ai himn kur iu dha shkelmi regjimit komunist të Enver Hoxhës. “Shqipëria është si gjithë Evropa!”, ishte mesazhi i Edi Ramës para 7 apo 10 vitesh.

Takim pas takimi, samit pas samiti, Edi Rama është personazh i admiruar nga koleget e kolegët e tij perëndimorë.

Edhe kur e takojnë si mysafir, por edhe kur ai i pret në Tiranë.

Duan ta shohin universin e tij – nga zyra e deri tek projektet e turizmit në vend.

Fjala e tij, diskursi i debatit, targetimet dhe piketimet që ai u bën kolegeve e kolegëve të tij në Bashkimin Evropian janë tashmë legjendare.

“Pse ndjeheni e nderuar që jam në këtë panel me juve?” e pyeste Rama kolegen socialdemokrate nga Holanda para tre javësh në një panel diskutimi në Berlin.

Nuk ishte afront diplomatik kjo ndërhyrje e tij. Përkundrazi.

Ai i fliste lideres së një partie simotre për atë që ta trajtonte liderin e partisë sivëlla ashtu siç trajtojnë socialdemokratët njëri-tjetrin në Evropë.

Ka dhe një detaj tjetër nga Kongresi i Socialdemokratëve Evropianë në Berlin.

Derisa të nesërmen e asaj Konferenca shumica e krerëve të kësaj partie – shumica liderë shtetesh apo liderë opozite në Evropë – kishin marrë avionët për t’u kthyer në vendet e tyre, Kancelari gjerman kishte mbledhur partinë e tij për t’u betuar për rrugëtimin evropian të Gjermanisë nën udhëheqjen e tij.

Këtë fjalim Scholz e mbante gjermanisht.

Dhe papritmas flet për Ballkanin dhe e përkthen veten në anglisht duke thënë “i Dashur Edi… thash që Ballkanin duhet ta integrojmë në Evropë sa më shpejt”…

Ishte vetëm Edi Rama ai që mbeti i ftuari i veçantë tek socialademokratët gjermanë.

Rama nuk ngurron asnjëherë t’u thotë evropianëve që është “racizëm” ajo që bëjnë me Kosovën dhe vizat.

Edi Rama në mënyrë inteligjente ka zgjedhur shtegun e moskonfrontimit me Vuçiç-in, i cili ka humbur çdo atu politike, prejse ka filluar agresioni rus ndaj Ukrainës.

Automatikisht, dhe në mënyrë të vetëkuptueshme, podiumi evropian e sheh Edi Ramën si partnerin kyç të Brukselit e Washington-it për Ballkanin Perëndimor.

Edhe kur ky partner nuk ngurron të ngre zërin apo dridh Twitterin në përballje me Sofjen ose Londrën, Parisin apo Amsterdamin.

Zaten ky është diskursi i Ramës.

Politikanit shqiptar i cili nuk struket si kolegët e tij ballkanas dhe si politikanët shqiptarë ndër shekuj.

Edi Rama sot në Berlin sërish e dëshmoi këtë fakt.

Kur krahas Kancelarit Scholz dhe zonjës Von der Leyen u shfaq para gazetarëve dhe hapi siparin e zbritjes së Procesit të Berlinit në Tiranë, vitin që vjen.

Shqipëria është si gjithë Evropa./Albanianpost.com

Next Post
Gracka ku ra gazetari Fevziu

“Pushtimi“ shqiptar që ka shqetësuar politikën britanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

January 13, 2026
“Kemi nevojë për Groenlandën!” Trump shkakton alarm në Danimarkë: SHBA të ndalë kërcënimet

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

January 13, 2026
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, shkon për gjykim çështja ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës

January 13, 2026
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

January 13, 2026
Berisha ‘dorëzohet’ edhe për 5 bashkitë e tjera: Mbështesim të pavarurit kudo që ndodhen!

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

January 13, 2026
“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

“Largimi s’kishte lidhje me futbollin”, lojtari homoseksual akuzon skuadrën e mëparshme

January 13, 2026
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

“Jo veç të paguajmë dëme”/ Braçe kritikon menaxhimin e argjinaturave: S’mund të kthehemi në shtet që…

January 13, 2026
Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

Cilat janë pasaportat më të fuqishme në botë për vitin 2026? “Zhgënjejnë” SHBA-ja dhe Kanadaja…

January 13, 2026
Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

Princi në mërgim dhe ëndrra e rikthimit, çfarë planifikon Reza Pahlavi për Iranin

January 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 14 Janar 2026

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In