• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“760 mijë euro vilë dhe lidhje me krimin”. Kush është demokrati tjetër që po hetohet pas kallëzimit të Bardhit

by A R
13/01/2026 12:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas kallëzimit penal të depozituar në SPAK ndaj Belind Këlliçi për çështjen e Kuvendit të Rithemelimit të Partia Demokratike në vitin 2021, mësohet se një tjetër figure e rëndësishme e PD-së ka përfunduar në Prokurorinë e Posaçme si rezultat i denoncimit të Gazment Bardhit.

Gazeta TemA bën të ditur se ndaj Flamur Nokës indicien fillestare për nisjen e hetimit e ka dhënë pikërisht Gazment Bardhi.

Kohë më parë, në një reagim të ashpër publik, Bardhi e akuzon drejtpërdrejt Flamur Nokën për shpifje lidhje me krimin, për mbrojtje interesash të errëta financiare dhe për fshehje të pasurisë nëpërmjet mosdeklarimit të një vile 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit.

“Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit? … Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe, mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.” – shkruante Bardhi në atë kohë.

Këto deklarata, të artikuluara publikisht dhe me akuza konkrete, kanë shërbyer si bazë për interesimin e SPAK, duke e futur edhe Flamur Nokën në rrethin e figurave të Partisë Demokratike që po verifikohen nga Prokuroria e Posaçme.

Ndryshe nga rasti i Këlliçit, ku kallëzimi lidhet drejtpërdrejt me aspektet organizative dhe ligjore të Kuvendit të Rithemelimit, rasti i Nokës shtrihet në akuza që prekin korrupsionin, pasurinë dhe lidhjet e mundshme me interesa kriminale, çka e bën hetimin potencialisht më të gjerë dhe më kompleks./nl/TemA

Next Post
“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

“Konfirmim pa garë i kryetarëve aktualë të gjykatave” Shoqata e Gjyqtarëve kundërshton ndryshimet në projektligj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com