• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Groenlanda e acartë mes zjarreve, Shtëpia e Bardhë: Nuk kemi fiksuar një datë, por e kemi prioritet

by A R
13/01/2026 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Groenlanda, edhe pse një vend i akullt, ndodhet aktualisht mes dy zjarreve, atij diplomatik dhe ushtarak. Presidenti amerikan nuk ka vendosur një afat për blerjen e territorit, por është një përparësi. Këtë e përsëriti zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, për gazetarët.

“Presidenti ishte shumë i qartë. Ai tha se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën sepse mendon se nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë ajo përfundimisht do të blehet ose ndoshta do të merret në mënyrë armiqësore nga Kina ose Rusia, që nuk është një gjë e mirë për Shtetet e Bashkuara, për Europën dhe as për Groenlandën. Të mos harrojmë se nuk do të ishte vetëm në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por ndoshta do të ishte në interesin më të mirë edhe të Groenlandës të ndahej, të ishte pjesë e Shteteve të Bashkuara dhe e mbrojtur nga Amerika”, tha ajo, përcjell A2.

Qeveria lokale në Groenlandë “në asnjë mënyrë” nuk do të akomodojë dëshirën e shprehur të Shteteve të Bashkuara për të “marrë në zotërim” territorin dhe ka njoftuar qëllimin e saj për të intensifikuar përpjekjet për të siguruar që mbrojtja e ishullit të jetë plotësisht brenda kornizës së NATO-s.

Në një deklaratë, qeveria e Groenlandës tha se “Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur edhe një herë dëshirën e tyre për të marrë në zotërim Groenlandën”, duke theksuar se qeveria “nuk mund ta pranojë këtë në asnjë mënyrë”. Megjithatë, presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi sëfundmi se marrja e atij territori do të ndodhë me të mirë ose me të keq, ndërsa administrata e tij nuk e ka përjashtuar opsionin ushtarak për të arritur atë qëllim. Ekspertë të shumë e konsiderojnë një zhvillim të tillë si fundin e NATO-s.

Next Post
Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Kasaphanë në Iran, rreth 2 mijë të vrarë në protesta, mbi 10,600 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

Tentoi të vriste me armë 50-vjeçarin në Elbasan, arrestohet autori

August 15, 2026
Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

Rimbursimi i DIVA 2025/ 39 mijë shqiptarë përfitojnë 6.4 milionë euro nga tatimet

August 15, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

President nga zarfi

August 15, 2026
“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

“Njeriu më i rrezikshëm i Gjermanisë”

August 15, 2026
Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

Apeli liron Petri Bozon nga burgu, i jep “arrest shtëpie” pas aksidentit fatal

August 15, 2026
Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

Zjarret/ Lura mbetet vatra më problematike, Nufi: Kemi hapur korridore me fadroma për të ndalur flakët drejt banesave

August 15, 2026
Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

August 15, 2026
Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

Greqia në alarm nga zjarret, rrezik shumë i lartë në Atikë, Kretë dhe ishujt e Egjeut

August 15, 2026
Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

Ambasadori shqiptar në Britani ngre alarmin: Emigrantët po përdoren politikisht

August 15, 2026
Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

Ministria e Mbrojtjes: 23 vatra zjarri në Shqipëri, 13 ende aktive, ja zonat më problematike

August 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com