• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A është gati politika të pranojë një “standartin” Tahiri?

by Mero Baze
17/10/2017 20:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përgjimet e dy banditëve shqiptarë dhe kapardisjet e tyre në telefon, duke përdorur emrin e një ministri të plotpushtetshëm nuk më impresionojnë. Kam dëgjuar plot të tilla. Kam parë përgjimet e bandës Lushnjës kur përmendin Fatos Nanon, dhe deputetë socialist, kam parë lazaratasit që përmendin Sali Berishën, edhe kur flinin me gruan, kam parë të tjerë që përmendënin rryshfetet e Lulzim Bashës për leje ndërtimi. Kam dëgjuar histori të fortësh nga  ata që flasin në emër të Edi Ramës, apo nga Balilajt që flasin në emër të Metës. Dhe mbi të gjitha nuk dua të debatoj për një dosje të ofruar për t’u përdorur, por për dosjen e plotë.

Në këtë pikë, vet Saimir Tahiri ofroi gatishmërinë e tij për një hetim të thellë të çdo pikpyetje rreth tij dhe ky debat mbyllet këtu. Ai është sot njeriu më I papushteshëm në Shqipëri dhe mund të hetohet lirshëm, duke e dorzuar vet imunitetin e deputetit.

Saimir Tahiri nuk ishte fajtor  për përhapjen e drogës në Shqipëri. Viti 2015 kur droga filloi të mbillej pas goditjes së Lazaratit, ishte viti kur Koço Kokdhima, u bë predikuesi I liberalizmit të hashashit, biles dhe me një përpjekje për të krijuar një lob parlamentar pro tij. Tek shqiptarët të cilët e shihnin Kokdhimën si njeri të afërt të Edi Ramës, ky ishte një sinjal që ata mund të mbillnin. Është e qartë se ministri Saimir Tahiri e humbi betejën me kanabisin, e humbi mbajtjen larg të policisë ndaj tij dhe mbi të gjitha duket që ka humbur dhe kontrollin e disa banditëve mbi policinë.

Ajo që është evidente dhe që është përgjegjësi e Ministrit Saimir Tahiri, është se këta dy banditë dhe ndoshta dhe të tjerë ja kanë dalur ta përdorin policinë e Saimir  Tahirit për punët e tyre. Fakti që ata kanë arritur të eksportojnë drogë, të ruajnë kontaktet me mafian italiane dhe të vazhdojnë të punojnë si trafikante droge, duke qenë të afishuar si të afërm të ministrit, tregon se Ministri Saimir Tahiri, është më fajtor se sa qytetari Saimir Tahiri në këtë histori.

Defekti I tij serioz, lidhet me mënyrën se si ai filloj ta perceptoj policinë si një dashuri të tij, të cilën jo vetëm e besonte, por dhe nuk të lejonte t’ia prekje. 12 drejtorët e tij, ishin si 12 dishepujë të tij, por në fakt rezulton se idhulli i tyre në shumë raste ka qenë më shumë ndonjë tip si Habili, se sa Tahiri. Dhe kjo e bën përgjegjës si ministër Saimir Tahirin, sidomos në betejën kundër drogës. AI është sot një viktimë e majme e saj.

Dhe i vetmi debat në këtë rast është nëse do të vendoset një standart I përgjegjësisë politike bazuar në fakte të tilla.

Koha ka treguar që standarte të tilla të forta janë shumë morale, por shpesh ato janë përdorur më shumë për larje esapesh.

Në vitin 2007, ish zëvendëskryeministri Ilir Rusmali dhe dorëheqje nga detyra edhe si ministër drejtësie, pasi njerëz të lidhur me djalin e Berishës, publikuan një regjistrim, ku vëllai I tij, po I kërkonte një zyrtari të favrizohej në një tender që nuk u bë kurrë.

Rusmali dha dorëheqje dhe më pas iku dhe nga politika, duke tentuar të vendos një stekë shumë të lart në standartin moral të asaj shumice dhe poltikës shqiptare. Ditën që ka dhënë dorëheqje, kam shkruar dhe komentuar në një studjo televizive që ky është një standart shumë i lart për tu respektuar nga kryeministri, nëse del që djali I tij merret me armë diku afër Vorës, apo dikush tjetër del që keqpërdor pushtetin….

Dhe gjashtë muaj më vonë, shpërtheu Gërdeci dhe ne pamë se si Berisha shkatërroi shtetin për të mbrojtur djalin, I cili dilte së paku në tabulate, se gjysëm ore pas tragjedisë, kishte folur 25 minuta me “ortakun”  Mihal Delijorgji, duke qarë hallin që I gjeti. Pra shteti u tall me standartin Rusmali dhe më vonë Luzim Basha, e mbylli procesin gjyqësor për “Rrugën e  Kombit” me procedure, Fatmir Mediu u shpëtoi gjashtë viteve burg, kërkuar nga prokuroria, duke djegur afatet e gjyqit, më 21 Janar Berisha dhe Basha vranë katër vet dhe as u paraqitën fare në prokurori e kështu me radhë.

Rasti Tahiri po duket interesant pasi në katër vite që shkuan nuk pati asnjë ministër të qeverisë Rama nën akuzë pasi asnjë prej tyre nuk bën ato që bënë ministrat e Berishës, përfshi Bashën e Mediun në mandatin e parë.

Tani zgjidhni çfarë do të bëni me këtë histori nëse do ta vendosni si standart ndëshkimin përgjime të tilla. Duhet të jemi gati të respektojmë tani e tutje këtë standart për çdo politikan të përfolur. Duhet të zbardhin tabulatet e çdo krimineli dhe kushdo që ata përflasin, mund ta kryqëzojmë.

Ja vlen të debatojmë nëse këtë histori do ta marrim për standart akuze.

Por mos e bëni si Berisha me Rusmalin, që I tha bë si të them unë, por mos bëj si bëj unë.

Next Post
‘Nuk ka shans që dy palokushërinj të dhjetë të një deputeti, të ndyjnë mandatin e 25 qershorit’

'Nuk ka shans që dy palokushërinj të dhjetë të një deputeti, të ndyjnë mandatin e 25 qershorit'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com