• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erjon Hysa: Dan Hutra më vrau gruan shtatzënë dhe motrën. Si më erdhi lajmi në Gjermani

by
07/03/2023 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga vrasjet e Dan Hutrës në familjen Hysa në Kodër Kamëz, Erjon Hysa humbi bashkëshorten e tij shtatzënë Hasime Dafkun dhe motrën e tij Mevlute Hysa. Ndërsa iu plagosën motra tjetër Elena Hysa e cila ka qenë bashkëjetuesja e Dan Hutrës, dhe nëna Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, Erjon Hysa tregon se si mësoi ai lajmin e kobshëm, teksa ka qenë në Gjermani së bashku me vëllain e tij, aty ku jetojnë e punojnë.

Spartak Koka: Ti ke humbur dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm.

Erjon Hysa: Kam humbur motrën edhe nusen. Nusja ka qenë shtatzënë 2 muajshe.

Spartak Koka: Ti ku ke qenë?

Erjon Hysa: Kam qenë në Gjermani.

Spartak Koka: Si e more vesh lajmin?

Erjon Hysa: Unë kam qenë në punë atë ditë, kam qenë në skelë. Kanë marrë vëllain në telefon, një shoku i vetë, edhe kur e dëgjoj vëllain duke bërtitur. Çfarë është? S’po më tregonte. Zbrita atje, ai po qante me të madhe. Edhe kur më ka treguar se ka vdekur Lutja (motra) dhe Hasimja (nusja). I kanë vrarë.

Spartak Koka: Kur kishte folur për herë të fundit me të?

Erjon Hysa: Kisha folur në mëngjes.

Spartak Koka: Asnjë kërcënim, asnjë rrezik të papritur?

Erjon Hysa: Jo jo pabesi. Se të ishte ashtu, kisha ardhur.

Spartak Koka: Me Dan Hutrën je takuar ndonjëherë?

Erjon Hysa: Jo asnjëherë.

Spartak Koka: Ke folur ndonjëherë në telefon?

Erjon Hysa: Në telefon kam folur vetëm një herë. Edhe kur kam folur, ai njeri s’më ka pëlqyer.

Spartak Koka: Përse?

Erjon Hysa: S’e di. Më tregonte dhe motra se kur del i jep makinës shpejt, ecën me shpejtësi.

/e.d

Next Post
7 marsi/ Sot dita e mësuesit, 136 vite më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe

7 marsi/ Sot dita e mësuesit, 136 vite më parë u hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com