• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Erion Veliaj nuk ka probleme me drejtësinë, por me njerëzit që kanë kapur drejtësinë në Shqipëri

by Mero Baze
17/07/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Erion Veliaj është shtruar sot në një klinikë në Durrës për të kryer një kolonoskopi, një procedurë diagnostike mjekësore që lejon ekzaminimin e brendshëm të zorrës së trashë, për të shmangur rreziqet e mundshme të polipeve kancerogjene. Babai dhe gjyshi i tij kanë ndërruar jetë në moshë të re nga kjo sëmundje dhe ai ka një protokoll mjekësor të diktuar nga mjekët për kontroll të detyrueshëm njëvjeçar.

Përtej çdo limiti rreth përgjegjësisë që duhet të kenë për jetën e tjetrit, autoritetet e burgjeve ia kanë refuzuar për dy javë këtë procedurë të nevojshme, me arsyetimin fals se ai kërkon të dalë nga qelia për të takuar njerëz dhe se nuk e ka të nevojshme.

Pas presionit të mjekëve dhe familjes, u lejua sot i shoqëruar nga 30 policë të forcave speciale, tre prej të cilëve, jashtë çdo standardi mjekësor, kanë qëndruar edhe në sallën e operacionit, ku duhet të jenë të pranishëm persona të sterilizuar, duke shkelur kështu edhe protokollin shëndetësor.

Bashkë me ta, edhe gjysma e BKH-së ishte zhvendosur në spital. Nuk dihet nëse kishin vendosur snajpera në taracë, por klinika ishte kthyer në gjendje lufte.

Kjo situatë nuk ka nevojë për koment. Nuk është më vetëm frustrimi i një prokurori si Osli Dado, por edhe një bashkërendim i tij me autoritetet e burgjeve, të cilët janë nën urdhrat dhe pushtetin e ministrit Ulsi Manja.

I njëjti ministër që ka lejuar që policët të ruajnë Salianjin kur mbjell flokë në spital privat apo rregullon hundën. I njëjti ministër që argëtohet me raportet se si kanë bërë seks eskortat me kriminelët në burgje, argëtohet edhe duke linçuar një figurë të rëndësishme të Partisë Socialiste, e cila – së paku deri më sot – nuk ka asnjë akuzë dhe pesha politike e tij në Partinë Socialiste nuk ka asnjë krahasim me atë të Ulsi Manjës.

Erion Veliaj është në politikë me këmbët e veta dhe është bashkuar me Partinë Socialiste me një fluks të vetin njerëzish dhe votash që sot janë pjesë organike e Partisë Socialiste. Ai I a ka shtuar vota dhe pushtet Partisë Socialiste ndryshe nga Ulsiu që vetëm i ka marrë.

Ulsi Manja është ministër për arsye gjeografike, meqë është nga Dibra dhe meqë i ka premtuar pushtetit se me dibranët që drejtojnë SPAK-un, ai i ka marrëdhëniet e mira.

Ky kriter për të cilin ai është bërë ministër sot është kthyer në një taksë të rëndë për pushtetin e Partisë Socialiste, për shkak se duket qartë që ai po e përdor këtë lidhje primitive krahinore dhe këtë kriter primitiv për çfarë është bërë ministër, për t’u bërë pjesë e luftës së klaneve brenda pushtetit socialist.

Ngjarja e sotme, linçimi publik i Veliajt, me skena që nuk janë të denja as për persona të dënuar me burgim të përjetshëm, tregon se brenda pushtetit socialist ka një pol urrejtjeje politike me duar të lira për ta linçuar atë.

Dhe ky është një degradim edhe më i turpshëm i Reformës në Drejtësi sesa ajo që po ndodh me arrestimet paraprake politike, pa asnjë arsyetim, siç është arrestimi i Ilir Metës, Ilir Beqajt etj.

Ulsi Manja është lakmusi që tregon se si mund të keqpërdoret pushteti për interesa klanore, fisnore dhe mbi të gjitha, për epshe çnjerëzore.

Nuk mbaj mend për 35 vite pluralizëm që ndonjë politikan shqiptar të jetë trajtuar kështu në burgje. Arrestimi më i rëndësishëm politik ka qenë ai i Fatos Nanos, por unë kam shkuar dhe e kam takuar në qeli, dhe e kanë intervistuar pa ndonjë problem nga pikëpamja e izolimit. Madje të gjithë drejtorët e burgjeve silleshin si vartës të tij. As ish-anëtarët e Byrosë Politike nuk janë keqtrajtuar nga ish-të burgosurit që u bënë drejtorë burgjesh në vitet ’90 në këtë mënyrë.

Nuk po flas pastaj për politikanë të tjerë të dënuar, që burgun e kanë pasur një mjedis izolimi, por jo persekutimi dhe linçimi njerëzor.

Në përpjekje për të justifikuar aktet linçuese të tij, Ulsi Manja furnizon rregullisht me dezinformacione Kryeministrin, duke i raportuar për gjoja telefona të fshehur të Veliajt në burg, apo biseda të tij me persona publikë – përfshirë edhe mua – çka janë tërësisht gënjeshtra të trasha që përpiqen të justifikojnë veprimet e tij represive. Nuk kam folur kurrë me Veliaj në telefon dhe as e kam takuar ndonjëherë që kur është arrestuar. Nuk jam njeriu i tij më i afërt jashtë burgut, as politikisht dhe as shoqërisht, ndaj nuk më takon mua as të shkoj ta takoj dhe as të flas me të në telefon. Ka shumë miq e shokë më të ngushtë se mua në pushtet, në qeveri, në krye të qeverisë – aty ku, paksa, janë dhe armiqtë më të mëdhenj të tij.

Këtë fushatë e kanë ndërmarrë edhe para gjyqit në Gjykatën e Lartë, për të justifikuar faktin që ai nuk duhet lënë i lirë. Kështu, tre gjyqtarë – një prej të cilëve socialist i shpallur, djali i një ish-sekretari të parë, një tjetër një servil pushteti që ka kaluar vetingun duke fjetur në paradhomën e qeverisë, me fëmijët të punësuar në shtet, dhe tjetra një gjyqtare lojaliste ndaj pushtetit – vendosën me “unanimitet, pas një debati të ashpër”, që ta lënë në burg pa akuzë.

Kjo e sotmja është ajo pika që derdh gotën. Ajo tregon se Erion Veliaj nuk ka probleme me drejtësinë, por me njerëzit që kanë kapur drejtësinë në Shqipëri dhe me pushtetin e Partisë Socialiste.

Next Post
150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

Comments 1

  1. Anonymous says:
    5 months ago

    Ky lali eri di shume,per hajdutet e k/hajdutit,te behet burre e ti fusin te gjithe pa perjashtim ne gojen spakut.Edhe pse spaku,kontrodhohet nga dy kriminelte,monstra e vicidolit,e k/hajduti edvin karapushti,eshte i detyruar ti hetoje.Ama lali eri,ta bejne publike denoncimin,per dy ortaket krimenel,qe permendem,me siper..

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

Arrestohet zjarrfikësi, e kishte kthyer lokalin në bazë droge

December 25, 2025
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

December 25, 2025
Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

Nga Pogradeci te Kukësi, strategjia kombëtare për vlerësimin e burimeve minerale kritike

December 25, 2025
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

December 25, 2025
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

December 25, 2025
Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit, rritet fluksi në Kakavijë! Pala greke punon me numër të reduktuar sportelesh

December 25, 2025
“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

“Hetimet ndaj Metës dhe Berishës, maja e ajsbergut”, avokati: Pse SPAK nuk çon në gjyq krimin shtetëror të 21 janarit

December 25, 2025
“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

“Vuajtjet e njerëzimit bërtasin!”/Papa Leone XIV mban meshën e Krishtlindjeve: Mos harroni tendat e Gazës, refugjatët dhe…

December 25, 2025
Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

Ndërtimet e papërfunduara të konfiskuara, ja sa do paguajnë zhvilluesit, ndryshe bllokim llogarish

December 25, 2025
Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: Metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com