• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan thirrje votuesve turq në Gjermani: Votoni kundër Merkel!

by Java News
18/08/2017 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka lëshuar një deklaratë kontroverse kundër kancelares gjermane të premten, duke u bërë thirrje “1 milionë votuesve turq në Gjermani” t’i japin asaj një mësim në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në një prononcim të shkurtër për mediat nga Stambolli, Erdogan tha se shkaku kryesor për tensionet e fundit Ankara-Berlin është gara për vota në zgjedhjet parlamentare të 24 shtatorit në Gjermani.

Ai u bëri thirrje 1 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani të mos votojnë për “armiqtë e Turqisë” siç i quajti ai CDU-në e Merkelit dhe SPD-në e Schulzit.

Të mërkurën, kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se Gjermania nuk do të lejonte që BE-ja të hynte në bisedime me Turqinë për përditësimin e marrëveshjes së doganave, e cila synonte të rriste në 100 miliardë euro shkëmbimet tregtare mes vendeve të BE-së dhe Turqisë. Si shkak për këtë ajo paraqiti tensionin politik mes dy vendeve dhe sjelljet jo-demokratike të turqve.

“Edhe unë u bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve në Gjermani, mos bëni gabim t’i mbështesni këta. As kristiandemokratët, as SPD-në as të gjelbërit. Të gjithë ata janë armiq të Turqisë. Mbështesni partitë që nuk janë armiqësore ndaj Turqisë. Nuk është e rëndësishme nëse janë parti e parë apo jo, jepuani atyre. Sepse kjo tashmë është kthyer në një çështje nderi për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Gjermani”, tha Erdogan i cituar nga “Hurriyet”.

Media turke i ka komentuar deklaratat e Merkelit si “shantazhi 100 miliardë eurosh”.

Turqia ka një marrëveshje doganore me Bashkimin Europian që prej vitit 1995 dhe përditësimi i saj është një prej prioriteteve kyç të qeverisë turke.

Erdogan u bëri thirrje partive politike në Gjermani që të sillen me përgjegjshmëri në prag të zgjedhjeve. Ai tha se kishte pasur komunikime me autoritetet gjermane edhe në samitin e G20-ës në Hamburg, por gjërat mes dy vendeve nuk kishin ndryshuar.

“Ata që mund ta ndryshojnë këtë gjendje në fakt janë rreth 1 milionë turqit me të drejtë vote. Ata duhet t’u japin mësimin e nevojshme këtyre partive për mungesën e respektit ndaj Turqisë”, tha Erdogan.

Përplasja për marrëveshjen doganore është e fundit në listën e gjatë të mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në vitet e fundit. Gjermania pak muaj më parë ua ndaloi autoriteteve turke, përfshirë Erdoganin të mbanin fjalime mitingje politike në vend. Berlini ka akuzuar Ankaranë për arrestimin politik të disa gazetarëve gjermanë dhe gjermano-turq, ndërsa Ankaraja ka akuzuar Gjermaninë për mbështetje ndaj organizatave terroriste që luftojnë kundër shtetit turk, përfshirë kurdët e PKK-së dhe FETO-n.

a.ç

Next Post
Droni i SHBA rrëzohet në Turqi, nis hetimi për incidentin

Droni i SHBA rrëzohet në Turqi, nis hetimi për incidentin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

Balluku nga Fieri: Ky është kryeqyteti i PS, ndryshe nga sa thonë vlonjatët! Në maj 2025, shkruam historinë e 12 mandateve

June 9, 2026
Balla thirrje Greqisë: Miratoni marrëveshjen e pensioneve, ua keni borxh 1 milion shqiptarëve

Protesta për Zvërnecin, Balla publikon pamjet, tregon numrin e vërtetë të pjesëmarrësve

June 9, 2026
Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

Tensione të reja SHBA-Iran! Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

June 9, 2026
PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

PS Fier feston sot 35-vjetorin e themelimit, Rama dhe socialistët mblidhen në Parkun e Apolonisë

June 9, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Plantacion me kanabis në Velipojë, Lamallari: Lufta kundër narkotikëve, prioriteti ynë i pandryshueshëm

June 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Tre debate të panevojshme për protestën

June 9, 2026
Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

Skënder Hita: Pse krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar dhe më i rrezikshëm?

June 9, 2026
Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Armëpushimi në rrezik! Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

June 9, 2026
Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

Zvërneci, Balla i përgjigjet Bernie Sanders: Mos e përdorni Shqipërinë si mish për top, pas kësaj fushate qëndron edhe Irani

June 9, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Mos-shitja e vendit: kryqëzatë kundër investuesve të huaj?

June 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In