• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Erdogan sfidon Trump, Turqia kreu sot testimet e para mbi sistemin rus S-400

by Java News
25/11/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i kryeqytetit Ankara paralajmëroi popullatën se avionët luftëtarakë F-16 do të kalonin në periferi të qytetit, në lartësi të ulët, për të provuar radarët e fuqishëm të sistemit të blerë këtë vit, megjithë kërcënimin e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara.

Një ligj amerikan parashikon kundërmasa ndaj vendeve që marrin pajisje të teknologjisë së lartë ushtarake ruse.

Turqia është gjithashtu pjesë e Aleancës Atlantike. Pentagoni ditët e fundit është rikthyer të kërkojë nga autoritetet turke që të “mos aktivizojnë” sistemin dhe në të vërtetë ta “shkatërrojnë” atë për të shmangur masat. Në diskutim është pjesëmarrja e Ankarasë në programin e avionëve të padukshëm bombardues të F-35.

Turqia i është afruar Rusisë pas grushtit të shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, që i atribuohet rrjetit të imamit Fetullah Gulen, një refugjat në Shtetet e Bashkuara.

“Ambienti” i Presidentit Rexhep Tajip Erdogan dyshon se shërbimet amerikane nuk donin të kundërshtonin komplotin ndërsa ato ruse siguruan një informacion vendimtar.

Erdogan ka vendosur të miratojë blerjen e rusëve S400 në vend të “Patriot” amerikan.

Një bateri e parë tashmë është dorëzuar dhe një e dytë do të arrijë në muajt e ardhshëm për një kontratë me një vlerë totale prej 2.5 miliardë dollarësh.

Tani testet e kryera rrezikojnë të ndezin përplasjen me Uashingtonin, veçanërisht pasi rusët mund të mbledhin informacion konfidencial për F-16 dhe t’i përdorin ato për të përmirësuar armën e tyre. Kjo është edhe arsyeja pse Pentagoni nuk dëshiron të shesë F-35 në Turqi, pasi ato mund të “testohen” në të njëjtën mënyrë.

Në mediat sociale këtë pasdite u shfaqën imazhe të F-16s që fluturonin ulët në bazën ushtarake që strehonte baterinë e parë të raketave ruse. /e.s/

Next Post
Pas SHBA, edhe BE do caktojë një të dërguar special për Ballkanin. Ja emri që përflitet

Pas SHBA, edhe BE do caktojë një të dërguar special për Ballkanin. Ja emri që përflitet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

Putin synon të rishkruajë hartën e sigurisë në Europë, duke shfrytëzuar përçarjet e Perëndimit

November 16, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Në “arrest shtëpie”, 33-vjeçarit i vendosin tritol në portën e banesës

November 16, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reagon Brukseli: Konferenca e radhës ndërqeveritare mund të jetë më 15 dhjetor

November 16, 2026
Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Emri/ Tritol për herë të dytë brenda muajit në një dyqan lulesh në Tiranë: Për shkak të djalit që luan bixhoz

November 16, 2026
“Provokim apo injorancë?”/ Terras pas incidentit në Forumin e BE-së: Marta Kos i detyrohet Kosovës një shpjegim

“Provokim apo injorancë?”/ Terras pas incidentit në Forumin e BE-së: Marta Kos i detyrohet Kosovës një shpjegim

November 16, 2026
AMP aksion në Kapshticë, kapen 6 kg heroinë, dyshohet se janë përfshirë edhe policë

Aksion në pikat e Goricës dhe Kapshticës, arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Austri! Goditen dhe dy raste kontrabande

November 16, 2026
EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

EMRI/ Aksidenti tragjik në “Tunelin e Murrizit”, kjo është doktoresha që humbi jetën në përplasjen fatale! (FOTO)

November 16, 2026
‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

‘E përjetuam shkëlqyeshëm këtë aventurë”- Triumfi në Ligën e Kombeve, Maran mesazh prekës me fjalë zemre pas ndeshjes me Bjellorusinë

November 16, 2026
Zgjedhja e Presidentit të Kosovës/ Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

“Shqetësuese!”- Kënga nacionaliste serbe në aktivitetin e BE, Haxhiu: Bie ndesh me parimet europiane të paqes, presim sqarim nga KE!

November 16, 2026
Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

Operacion në Atlantik, Marina e Francës kap nëndetësen që po transportonte 146 kg kokainë!

November 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In