• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Epërsia unike e Berishës në politikën shqiptare

by Mero Baze
29/05/2025 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Nëse Elisa do të kishte vendosur në monitor seancën e fundit para zgjedhjeve të 11 Majit në Kuvend – krekosjet e Sali Berishës për fitore, gishtin e mesit të Flamurit drejtuar sallës, hakërrimat e Gaz Bardhit ndaj Ballukut, dhe mbi të gjitha “gafurrjen”, siç thuhet në Shqipërinë e Mesme, të Mediut me LaCivitën – dhe t’i shikonte sërish sot, do të kuptonte fare qartë se gjithë berishizmi ka një epërsi të padiskutueshme mbi politikën shqiptare.

Ata kanë cilësi që nuk i ka asnjë racë tjetër politike në Shqipëri. Dhe mes tyre, Sali Berisha është më unik se kushdo.

Ata kanë aftësinë të humbasin thellë, në mënyrën më poshtëruese, dhe të sillen sikur ty të kanë poshtëruar.

Kanë aftësinë të mos bëjnë asgjë nga ato që thonë dhe të sillen sikur faji është i yti.

Kanë aftësinë të të kërcënojnë që të mos guxosh t’u dalësh përballë, dhe pasi i zbyth, të sillen sikur turpi është i yti që i munde.

Po të shikoje fjalimet e tyre sot në Kuvend, dukej sikur ata kishin fituar thellë, por Edi Rama kishte një magjistar (jo LaCivita) që ua kishte përmbysur rezultatin nga e kundërta.

Po të shikoje fjalimet e tyre, dukej sikur nuk kishin marrë si parti 200 e ca mijë vota më pak, por më shumë.

Po të shikoje fjalimet e tyre, dukej sikur 170 mijë vota opozitare nuk i kishin marrë partitë e reja, por këta.

Po të shikoje fjalimet e tyre, nuk dukej që në disa qarqe rezultati shkoi përtej edhe parashikimeve të socialistëve.

Këta që premtuan se do ruanin votat dhe do demaskonin procesin, nuk kanë asnjë letër – asnjë të vetme – si provë. Por gjurmojnë Facebook-un e kundërshtarëve, mos gjejnë ndonjë tallje gjatë fushatës ta shesin si provë.

Këta që kishin komisionerë në çdo qendër, nuk kanë as kopje të procesverbaleve, sepse i kanë lënë edhe pa bukë atë natë. Nga dëshpërimi për këtë, akuzojnë Ilir Rusmalin si mercenar që nuk i lejon të marrin procesverbalet. Sot, Celibashi urdhëroi një drejtor të tij t’u japë në formë elektronike kopjet e procesverbaleve, dhe presim që nesër të dalë ndonjëri e të thotë që Celibashi nuk është mercenar.

Këta që shpresonin të fitonin nga diaspora – që voton në Perëndim, në një vend të lirë – u varrosën prej saj. Dhe tani e akuzojnë si të shitur tek Edi Rama.

Dhe për ta kuptuar gjithë këtë teatër, mjafton të shikosh grupin e vjetër parlamentar të tyre që do të jetë përsëri në Kuvend, ndërsa grupi i fituesve plebishitarë është rinovuar me mbi gjysmën e deputetëve. Për kaq bëhet lufta.

Kur shikon gjithë këtë skenë, kur shikon se si krekosen mbi humbjen e tyre, kur shikon se sa shumë përpjekje bëjnë për të treguar që nuk do të reflektojnë, kur shikon se janë shumë të vendosur t’i shkojnë deri në fund degradimit final të asaj çete që ka mbetur rreth Sali Berishës, bindesh përfundimisht se Sali Berisha ka një epërsi të rrallë mbi çdo politikan tjetër në këtë vend.

Ka një epërsi që arrin t’ua transmetojë edhe bashkëpunëtorëve të vet.

Nuk ka pikë turpi.

Dhe kjo… nuk është pak.

Next Post
“Pas 11 majit do rishikojmë Kodin Penal”, Meta akuza nga qelia: 2/3 e qytetarëve, që janë sot në burgje, janë të paraburgosur dhe mbi 1/3 e tyre pa asnjë akuzë! 

Meta: Mora avokat Cakranin se Gjokutaj s'na përballon dot edhe mua, edhe Berishën

Comments 1

  1. L.Xh says:
    9 months ago

    Ke të shumë drejtë për sa thua i nderuar Mero.
    Sali Berisha, sillet e vepron njesoj si Serbët, (që ky vetë, bashkë me të shoqen janë dhe kanë GJAK SËRBI), që HUMBJEN, e quajnë fitore, dhe për këtë, thurin këngë e ditirambe, për të këthyer dhimbjen në forcë.
    Është thjeshtë punë gjaku, thjeshtë punë rrace.
    Ti këndosh e të mburresh me humbjen, dhe të akuzosh fituesin, është një pafytyrësi që vetëm gjak SËRBI e mbart në vetvehte.
    Ky pra, është Saliu i Shiqeres.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mjerimi i botuesve shqiptarë

Mjerimi i botuesve shqiptarë

February 14, 2026
Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

Ministri i Jashtëm i Kinës kërkon përpjekje të përbashkëta me BE-në për të përballuar sfidat globale

February 14, 2026
UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

UEFA Nations League / Njihuni me bilancin e ndeshjeve të Shqipërisë ndaj Finlandës, Bjellorusisë & San Marinos

February 14, 2026
U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

U nxorr nga kampi në Siri në një operacion me partnerët ndërkombëtarë, kthehet në Shqipëri Eva Dumani

February 14, 2026
NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

NATO i përgjigjet Serbisë: Pakti Shqipëri-Kosovë-Kroaci është kyç për stabilitetin

February 14, 2026
Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

Parlamenti Europian mbështet Shqipërinë/ Integrimi në BE, 9 eurodeputetë javën e ardhshme në Tiranë

February 14, 2026
U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

U qëllua në makinë pas një sherri në një klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit që u vra në Itali

February 14, 2026
U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

U aksidentua në Greqi, zbulohet emri i 16-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë (EMRI)

February 14, 2026
“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

“Navalny u helmua me toksinë të rrallë bretkose”, akuza e Britanisë dhe aleatëve për Kremlinin

February 14, 2026
“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

“Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, Spiropali zbulon detaje nga takimi me kryeministrin bavarez

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In