Luis Enrique ka thënë se rikthimi i rezultatit ndaj Juventusit, në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, është më i lehtë sesa ndaj Paris Saint-Germain. “Unë nuk kam asnjë dyshim për shanset e kualifikimit në gjysmëfinale.
Unë mendoj se është më e lehtë sesa ndaj Parisit që ta rikthejmë rezultatin. Unë shoh shumë opsione për ndeshjen e dytë”, ka deklaruar Enrique.
Juventusi ka fituar me rezultat 3:0 në ndeshjen e parë, derisa Barcelonës i duhet të fitoj 4:0 për të ecur tutje. Barcelona kishte pësuar me rezultat 4:0 nga PSG, derisa në ndeshjen e kthimit kishte bërë sensacion duke fituar 6:1, përgatiti “Express”. (b.an)