• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Energjia për prodhimin e bukës, arrihet dakordësia: Faturimi do të jetë i ndryshëm për biznesin sipas aktivitetit

by Java News
18/03/2024 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe Shoqatat e Furrave të Bukës dhe Pastiçerisë kanë gjetur dakordësi sa i përket tarifimit të energjisë tek ato ndërmarrje që si aktivitet nuk kanë vetëm prodhimin e bukës.

Drejtori i OSHEE u shpreh se është gjetur zgjidhja për t’i tarifuar këta klientë të ndarë në tre fasha

“Ne kemi pasur një diskutim shumë të gjatë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me përfaqësues aty dhe kemi bërë një lloj tipologjie që besoj dhe me Shoqatën e furrave të bukës kemi gjetur dakordësinë. Sot ne vijmë me një propozim që ka 3 çmime. Ka një çmim që është 7.6 lekë për kilovatorë që është vetëm për ato subjekte që kanë vetëm furrë buke, asgjë tjetër. Kemi një çmim 9.5 lekë që është për ato ambiente që kanë furra buke por që kanë dhe aktivitete pak më të integruara siç mund të jetë shitja e pastiçerisë apo dhe e produkteve të tjera të brumrave. Dhe kemi një çmim tjetër që është 12 lekë që është për ato ambiente që janë më të zgjeruara që kanë të përfshirë bar dhe kafe”-shprehet Enea Karakaçi, drejtor i OSHEE.

Zv.kryeministrja dhe njëherazi ministrja e energjisë Belinda Balluku e cilësoi këtë marrëveshje një kompromis që nuk dëmton as bizneset dhe as OSHEE-në.

“Po pse është e rëndësishme edhe për sektorin energjetik edhe për OSHEE-në, kjo është diçka që duhet saktësuar është sepse furrat e bukës konsumojnë rreth 66 milionë kilovatorë në vit. Është një nga konsumatorët më të rëndësishëm që ne kemi të lidhur në sistemin tonë dhe nga ana tjetër ka qenë gjithmonë një debat i hapur pa një zgjidhje permanente që sigurisht do të akomodonte edhe nevojën e shoqatës tuaj, por nga ana tjetër nuk do të dëmtohej edhe OSHEE-ja. Ju e dini shumë mirë luftën e madhe që kemi bërë për të shëndoshur këtë sistem qoftë nga ana teknike, Operatorin e Shpërndarjes, qoftë nga ana e një shëndoshjeje financiare e cila ka të bëjë edhe me faturimin edhe me mbledhjen e të ardhurave. Ndaj i gjithë procesi është bërë duke treguar kujdes për të dy palët, edhe për furrat e bukës dhe biznesin, por edhe për OSHEE-në sepse siç ju thashë 66 milionë kilovatorë në vit janë një shifër e rëndësishme e përkthyer në 500 milionë lekë për kompaninë”- u shpreh Balluku.

Tashmë marrëveshja e dakordësuar mes shoqatës dhe OSHEE do t’i shkojë për aprovim Entit Rregullator të Energjisë pas miratimit të të cilit ajo hyn në fuqi. Deri më tani këto biznese paguanin një çmim preferencial prej 7.6 lek/kë/h që i vendoste në kushte të pabarabarta konkurrence./m.j

Next Post
Debate tek “Ekonomia”, Braçe replikon me ministrin: Bujqësia prej 2 vitesh pa rritje…

Resortet e dhëndrit të Trump në Sazan, Braçe: Një investim pozitiv, por s'duhet të imitojmë Santorinin e Mikonos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In