Gjermania miratoi ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2” që kalon në detin Balltik, njoftoi Agjencia Federale Detare dhe e Hidrokarbureve (BSH).
“Nuk kishte probleme në lidhje me navigimin apo mjedisin detar për të ndaluar ndërtimin e seksionit prej 31 kilometrash të gazsjellësit në zonën ekskluzive ekonomike”, deklaroi agjencia.
“Nord Stream 2” pritet të rrisë kapacitetin e gazsjellësit ekzistues “Nord Stream”, që transporton gaz natyror nga Rusia drejt Gjermanisë, përcjell Atsh.
“Ne jemi të kënaqur që të gjitha lejet e nevojshme për seksionin prej 85 kilometrash që kalon në Gjermani tani janë dhënë”, deklaroi menaxheri i “Nord Stream”, Jens Lange.