• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Energjia elektrike/ Rriten arketimet, ulen humbjet

by Java News
19/03/2019 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i humbjeve në rrjetin e energjisë elektrike ka zbritur në 24% nga 26% që ishte dhe arkëtimet nga 87% sot janë në 92%.

Zëvendësministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Ilir Bejtja ishte sot i ftuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ku u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunim financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I””.

Gjatë prezantimit të projektligjit, zëvendësministri Bejtja u shpreh se, marrëveshja është në kuadrin e bashkëpunimit ndërqeveritar me qeverinë gjermane dhe si protokoll është firmosur në vitin 2016.

“Targetet sipas planit të rikuperimit financiar që ne kemi pasur kanë qenë të lidhura me nivelin e humbjeve, pra duhej të zbrisnin nga 26% dhe ne sot jemi 24%, dhe arkëtimet ishin më shumë se 87% dhe ne sot i kemi 92%. Pra bëhet fjalë për arkëtimet koherente. Në këtë kuadër, çdo investim do të jetë i lidhur me targete për t’u përmbushur dhe do të shkojë në mënyrë eksplicite në projekte të cilat vlerësojnë akoma përsëri grafikun e uljes së humbjeve dhe të rritje së arkëtimeve në zona.”- theksoi ndër të tjera Bejtja.

Relatorja e projektligjit deputetja Eglantina Gjermeni tha se, ky projektligj synon ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit financiar 2016 për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”, nëpërmjet të cilës qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë i jep mundësi Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të marrë një kredi të butë dhe një shumë financimi nga KFV-ja për projektin “Programi i investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I”.

Të ftuar për këtë projektligj ishin edhe Agim Bregasi drejtor dhe Ilda Malile drejtoreshë në OSHEE.

Projektligji kaloi në diskutime dhe komente nga anëtarët e komisionit, ku më pas u miratua në parim, nen për nen dhe në tërësi.

/g.kosovari

Next Post
Tjetër “rrjedhje” nga LSI, Enada Koçiraj pranon mandatin e deputetit

Tjetër "rrjedhje" nga LSI, Enada Koçiraj pranon mandatin e deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

Lista studentore nis bisedimet për qeverinë, kundër korrupsionit dhe “kartelit të liderëve ballkanikë”

October 27, 2026
Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

Jay-Z, ylli kryesor i performancës së Super Bowl 2027

October 27, 2026
Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

Pas më shumë se tre vitesh, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike me Putin

October 27, 2026
U ekzekutua nga kunati pak orë pasi kërkoi ndihmë në Polici, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutë për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave

Vrasja e Arlinda Zekajt, mes debateve të forta, Kuvendi i Kosovës miraton rezolutën

October 27, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Detaje nga krimi në Shkodër: Taulant Hoti u qëllua me armë zjarri teksa po pinte kafe, pamje nga vendngjarja

October 27, 2026
Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

Stuhia në Turqi, 4 të vdekur në Antalia! Era e fortë mori para dy kontejnerët ku ishin strehuar punëtorët

October 27, 2026
“Bilanc lufte” te Trauma, çdo ditë 250 persona përfundojnë të shtruar në spital! Pjesa më e madhe nga aksidentet rrugore

OBSH: Urgjencat të bëhen gati për rreziqet/ Prof. Zajmi: Duhen dyfishuar kapacitet, të përgatitemi për epidemitë

October 27, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

Rama e Vuçiç, binjakët që ndajnë të njëjtën dashnore

October 27, 2026
Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

Përplasen dy parashuta në Spanjë, humbin jetën dy persona

October 27, 2026
Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

Zgjatet me 5 vite njohja e patentave me Italinë! MIE ndan detajet: Përfitojnë shqiptarët në Itali dhe italianët në vendin tonë!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In