Kur një granatë shpërtheu pak metra larg, Anastasia përfundoi në një klinikë me krahun e djathtë të çarë nga gëzhoja. Ishte shtazënë. Lindi pak orë më vonë. I biri përfundoi në inkubator, me jetën në fije të perit. Ka kaluar një muaj nga ajo ditë e tmerrshme. 21-vjeçarja ka vendosur allçi dhe gozhda në krah, sytë e kaltër ende të pavëmendshëm. Por djali i saj, Yegor, është mirë. Historia e saj duket si metaforë për Ukrainën. Një vend i rrënuar nga tre vite luftë që refuzon të dorëzojë ndërtimin e së ardhmes.
Anastasia dhe partneri i saj, Mykola, po përpiqen të rindërtojnë jetën në Ukrainën e lirë. Ata janë ndër 156 mijë refugjatët e mirëpritur nga Zaporizhia në territoret e pushtuara prej rusëve. “Të paktën jemi të sigurt”, thotë ajo për La Repubblica. “Kur ishim ende në zonat e pushtuara nga rusët, nuk dilja nga shtëpia. Ata mund të të arrestonin për çdo gjë, me çdo justifikim.”
Mykola pohon: “Një miku im vari flamurin ukrainas në dritare. U qëllua.” Në vigjilje të samitit të Alaskës, flitet se një pjesë e Ukrainës mund t’i jepet Rusisë. Historitë e atyre që kanë përjetuar shtypjen në tokat dikur të pushtuara nga Putin, na kujtojnë se kjo do të thotë dënim me diktaturë për miliona njerëz.
Është një eksod biblik në qytetin mbi Dnipro, ku alarmi bie disa herë në ditë dhe bombat e dronës kanë mbërritur në qendër me kohë. Numri i 156 mijë refugjatëve të mirëpritur në Cossacks është shifër që shkrumbon propagandën ruse për parajsën mbi tokë që Putin ka vendosur në këto toka të mbështjella nga tymi i topave dhe betonit. Ukrainasit vazhdojnë të largohen në masë nga ëkto zona që janë bërë shtojca të shtetit totalitar. Me faktorin rëndues që rusët dyshojnë këdo në Ukrainë. Shtypja është thërrmuese.
Gazetarët e La Repubblica takohen me Dmytro në të njëjtën qendër refugjatësh ku jetojnë Anastasia dhe Mykola, fare pak larg parkut kushtuar poetit më të madh ukrainas, Taras Shevchenko. Të tre vijnë nga Pologi, një qytezë në lindje të Zaporizhia që u pushtua në mars 2022. Të tre shkuan në perëndim. Dmytro u përpoq të bënte rezistencë, por brenda një viti rusët e arrestuan tri herë muratorin 40-vjeçar, pas një arsye. “Policia ushtarake patrullon rrugët, janë kudo. Një ditë dola të bëja pazare dhe më arrestuan me akuzën se po i jepja informacione ushtrisë ukrainase. Më kërcënuan se do të më qëllonin.” Asnjëri prej të treve nuk e zbulon mbiemrin: familjet e tyre jetojnë ende aty dhe Anastasia thotë se “nuk mund të flasim lirisht me prindërit në celular: përgjohen nga rusët.” Komunikojnë në Telegram.
Sipas Media Initiative for Human Rights, mbi 2 mijë ukrainas kanë përfunduar në burgjet famëkeqe ruse që në 2014. 325 janë në gjyq në territoret e pushtuara, 296 presin gjyqin në :Rusi pasi janë transferuar atje. Natyra arbitrare e akuzave dhe shkalla në të cilën Moska përdor burgun dhe torturën si formë degradimi, rrëfehet në vetën e parë.
Oksana Zayarina jeton në Lviv por është nga Berdyansk dhe kur rusët pushtuan këtë qytet në Detin e Zi, një i njohur e kallëzoi te pushtuesit. Pas aneksimit të Krimesë, 56-vjeçarja kishte nisur të ndihmonte ushtrinë ukrainase dhe policia ruse gjeti numrat e brigadave “armike” në celularin e saj. “Ditën e dytë të qëndrimit në burg, më morën zvarrë në një dhomë dhe më vendosën elektroda që të më nxirrnin emrat e aktivistëve të tjerë.” Ajo kaloi tre muaj në duart e rusëve. Më pas, ia doli të arratisej në perëndim.
E njëjta torturë u rezervua edhe për Oleksii Patalakt nga Kherson. Trupat e Putin pushtuan qytetin e tij deri në nëntor 2022, kur dikush e kallëzoi dhe policia e arrestoi duke e akuzuar se ishte spiun: “Krimi im? Që isha admirues i historisë ukrainase.” Ata e kërcënuan me vdekje, i vendosën elektroda, e poshtëruan dhe e torturuan për një muaj të tërë.
Një nga aspektet më të tmerrshme të pushtimit është riedukimi i detyruar i fëmijëve. Oleksander jepte mësim në Henichesk, në Kherson. U arratis në perëndim nga frika e persekutimit. Por vazhdoi t’u jepte studentëve mësim fsheurazi online. “Në territoret e pushtuara, fëmijët riedukohen me kulturën ruse, por s’është kulturë, është propagandë. Disa nga ish-nxënësit e mi tani më konsiderojnë armik, diçka që më trishton thellë.” Edhe familjet e atyre që japin mësime të fshehta për gjuhën ukrainase, rrezikojnë burgun. Dhe “ata rrëfejnë histori të ushtarëve që hyjnë në klasa të armatosur deri në dhëmbë, fëmijë të detyruar për të ndjekur ushtrinë.” Ky përgjim obsesiv i ndjek fëmijët deri në plazh. Oleksii dërgon në WhatsApp foton e tre djemve në bregun e Genichesk që ruhen nga dy ushtarë rusë të veshur si kazakë. Një fund brutal i moshës së pafajësisë.











