• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Riatdhesohet në Shqipëri bosi shqiptar i kokainës nga Britania, i dënuar me 25 vite burg! Mund të lirohet më herët

by Java News
07/06/2024 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Erald Mema, 39 vjeçari shqiptar, i cilësuar edhe si bosi i krimit që përmbyti Britaninë e Madhe do të riatdhesohet në Shqipëri.

Sipas mediave të huaja 39 vjeçari, i cili u dënua me 25 vjet burg për rolin e tij në operacionin “enorm” të kontrabandës, do të vuajë më pak se gjysmën e dënimit pasi do të transferohet në një burg shqiptar, ku do të ketë akses edhe në dhomën e vizitave.

Ai është një nga afro 40 kriminelët më të rrezikshëm të Shqipërisë të dënuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe të përzgjedhur për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në vendin e tyre sipas një marrëveshjeje në të cilën Britania e Madhe po i paguan Shqipërisë më shumë se 4 milionë funte për t’i rikthyer ata në vendin e tyre.

Mema u dënua në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit në vitin 2018 për kontrabandë kokaine me vlerë miliona paund në Mbretërinë e Bashkuar si bos i një grupi të krimit të organizuar për të cilin gjyqtari tha se “përfitoi masivisht nga ai që ishte një operacion i madh droge”.

Ai u transferua në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri sipas një marrëveshjeje të krijuar për të trajtuar mbipopullimin e burgjeve duke lejuar deri në 200 nga kriminelët më të këqij të Shqipërisë, duke përfshirë vrasës, përdhunues dhe baronë të drogës , të përfundonin dënimet e tyre në vend.

Sipas marrëveshjes, dënimet e dhëna për kriminelët në Mbretërinë e Bashkuar duhet të përputhen me politikën penale shqiptare, e cila mbart vetëm një dënim maksimal prej 15 vitesh burg për tregtarët e drogës si Mema. Nëse do të kishte mbetur në Britani, do të lirohej në gjysmë të dënimit 25-vjeçar.  Megjithatë, transferimi i tij do të thotë se ai mund të shërbejë vetëm 10 vjet nëse ekuivalenti shqiptar i bordit të lirimit me kusht i jep atij lirinë, sipas avokatit të tij.

Në Shqipëri, të burgosurit mund të përdorin dhomat e posaçme në burg deri në katër orë në muaj për të kaluar kohë me partnerët e tyre, ndryshe nga MB ku vizitat bashkëshortore nuk lejohen.

Përparësitë e tjera përfshijnë pako javore me ushqime dhe rroba nga anëtarët e familjes, ambiente personale gatimi dhe leje deri në shtatë ditë për sjellje të mirë.

Skema e transferimit të burgosurve me Shqipërinë u lançua për të reduktuar numrin e të burgosurve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar si pjesë e masave për të trajtuar krizën e mbipopullimit mes frikës se burgjeve mund t’i mbarojë hapësira . Më shumë se 10,000 shtetas të huaj – një në tetë nga totali – mbahen aktualisht në burgjet në Angli dhe Uells, me shqiptarët që përbëjnë kontigjentin më të madh me 1,323 të burgosur aktualisht. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i jep Shqipërisë 5 milionë euro (4.3 milionë £) për të paguar për rinovimin e burgjeve, sigurinë shtesë, punëtoritë, pajisjet rehabilituese dhe trajnimin e rojeve. Kjo vjen mbi 36,50 euro në ditë për të burgosur për të gjithë kohëzgjatjen e dënimit të tyre, të cilat Ministria e Drejtësisë vlerëson se do të kushtojë 4 milionë paund në vit nëse transferohen të 200 të burgosurit më të rrezikshëm shqiptarë.

Next Post
“Beleri afër pragut për t’u zgjedhur eurodeputet”/ Hoxha: Greqia presione në Himarë për kryetarin e komanduar të bashkisë

"Beleri afër pragut për t’u zgjedhur eurodeputet"/ Hoxha: Greqia presione në Himarë për kryetarin e komanduar të bashkisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

February 17, 2026
Ekzekutimi i Jani Aliajt në burg merr tjetër rrjedhë, dyshohet se e ka vrarë shqiptari “Niko”

Zbardhet dosja mbi vrasjen e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos: Konflikti nisi me një grek, por ekzekutimi u pagua

February 17, 2026
Manovra e mazhorancës, lakmuesi i një reforme të re në drejtësi?

Ndërhyrja e Ramës në Kodin e Procedurës Penale për “pezullimet”, reagon Komisioni Europian: Po e ndjekim nga afër amendamentin

February 17, 2026
“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

“Procesi më i turpshëm i shekullit XXI”, Nasim Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

February 17, 2026
Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

Demokrati në Krujë kritikon Berishën për protestën e 10 shkurtit: Ishte rrëmujë dhe kaos! Disa këndej, e të tjerë andej

February 17, 2026
“Epsteini” ynë

Kosova si fëmijë jetim i divorcit mes SHBA dhe Evropës

February 17, 2026
Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

Gerd Hoxha fiton në KLGJ, gjyqtari që u skualifikua nga SPAK për një fotografi vazhdon garën si kandidat në GJKKO

February 17, 2026
Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

Konferenca e Mynihut/ Vengu për “Euractiv”: Ballkani Perëndimor, sistemi nervor i sigurisë së Europës

February 17, 2026
Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

Më i madhi në historinë e Kosovës, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshimin “Drejtësi, jo politikë”

February 17, 2026
Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

Përfundon dita e parë e negociatave 3-palëshe në Gjenevë/ Në tryezë Rusia, Ukraina dhe SHBA

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In