• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRI/ Kush është 42-vjeçari i arrestuar sot? U kap në 2014 me 15 kg heroinë në Itali dhe i dënuar në Gjykatën e Apelit, në Shqipëri punonte si doganier në Durrës

by
23/09/2021 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimi i Julian Mandijas, një person i shpallur në kërkim për trafik droge, ka nxjerrë në pah një skandal të përmasave të mëdha. Ndonëse ishte arrestuar në Itali si pjesë e një grupi kriminal, për të cilin Gjykata e Apelit në Itali e kishte dënuar me 7 vite dhe 4 muaj burg, 42-vjeçari jo vetëm që vijonte jetën e tij krejtësisht i qetë në Durrës, por madje ishte i punësuar dhe si doganier në sektorin e kontrollit të importeve në Portin e këtij qyteti.

Arrestimi i tij është bërë pikërisht në vendin e punës, në Port, thonë burime të sigurta për Report Tv, duke dhuruar një shfaqjeje aspak të këndshme për punonjësit. Operacionin për kapjen e 42-vjeçarit në vendin e punës, policia e percolli nëpërmjet një njoftimi krejtësisht të thjeshtë, ku në asnjë rresht nuk shkruan se bëhët fjalë për një doganier të arrestuar, që prej disa kohësh ishte në kërkim nga autoritetet. 42-vjeçari kishte mbi 5 vite i punësuar dhe ka qenë në hetim nga Interpol dhe Policia, por së fundmi u ka ardhur njoftimi për ekstradimin. Mandija tashmë do të ekstradohet në Itali ku do të vuajë dënimin për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” .

42-vjeçari u arrestua në Itali në vitin 2014 gjatë një operacioni ku iu gjetën 15 kg heroine, 15 mijë euro, 5 telefona celularë, tre automjete. Së bashku me të, iu vunë prangat edhe anëtarve të tjerë të grupit, Sergio Morelli, Orges Abazaj, Klodian Gjuzi, si dhe Endri Peza.

“Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë. Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 42-vjeçari i dënuar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” . Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Julian Mandija, 42 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Aquila/Itali e ka dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.  Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/b.h

Next Post
“Po ushtrohet presion dhe shantazh te degët”/ Noka sulmon Bashën: I kërcënon mos t’i hapin dyert Berishës

"Po ushtrohet presion dhe shantazh te degët"/ Noka sulmon Bashën: I kërcënon mos t’i hapin dyert Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In