Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga Policia e Sarandës, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës.
Në pranga ka rënë Andrea Rubati, banues në Sarandë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur më 17 korrik 2026, kur 27-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte punonjësin e Komisariatit të Policisë Sarandë, shtetasin M. V., për shkak të detyrës.
Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e të riut. Ndaj tij është ekzekutuar urdhri i prokurorit për ndalimin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.











