• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pamjet e dhunës po dëmtojnë imazhin e vendit”- Unioni Turistik Shqiptar reagon për protestat: Të mbrojmë investimet, s’janë pjesë e një qeverie!

by A. Q
20/10/2026 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Unioni Turistik Shqiptar shprehet i shqetësuar mbi situatën kaotike të këtyre ditëve në Tiranë me protestat e dhunshme.

Në një reagim publik sipërmarrësit e sektorit të turizmit deklarojnë se pamjet e dhunës e pasigurisë që përcillen nga mediat ndërkombëtare po ndikojnë negativisht në imazhin e vendit.

‘Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilët kemi ndërtuar një partneritet të besueshëm, të cilët mbi të gjitha e kanë vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen dhe sigurinë” thuhet në deklaratë.

Pas akteve vandale me sulme e djegie ndaj bizneseve në kryeqytet nga persona të maskuar, Unioni Turistik u bën thirrje protestuesve të distancohen nga këto veprime dhe të ruajnë karakterin paqësor të protestës.

‘Duke pasur parasysh që në këtë sektor kanë investuar shumë sipërmarrës të ndershëm, shumë familje shqiptare kanë investuar kursimet e fëmijëve të tyre në emigracion, duhet që bashkarisht të mbrojmë investimet, sepse këto nuk janë pronë e një qeverie apo force politike.’

Një apel sipërmarrësit e turizmit ia drejtojnë edhe institucioneve shtetërore për të gjetur zgjidhje të negociuar me qëllim kthimin në normalitet.

“Unioni Turistik Shqiptar u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të shtetit të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të negociuar për të ndaluar agravimin e mëtejshëm të situatës me qëllim që të kthehet normaliteti dhe të mos ketë pasoja akoma më të rënda për njerëzit dhe ekonominë” thuhet më tej

Deklarata e plotë:

“Unioni Turistik Shqiptar po ndjek me shqetësim protesta e studenteve dhe te rinjeve qe po zhvillohen ne Tirane dhe disa qytete te Shqiperise, të cilat kane shkaktuar përplasje dhe tensione sociale duke sjelle lëndime te protestuesve dhe te forcave te rendit.

E drejta për të protestuar dhe për të shprehur pakënaqësinë është një nga vlerat themelore të një shoqërie demokratike,por në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje pjesëmarrësve në protesta që të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe te distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojne bizneset private shumica e te cilave eshte ne mbeshtetje te tyre.

Duke pasur parasysh qe ne kete sektor kane investuar shume sipermarres te ndereshm, shume familje shqiptare kane investuar kursimet e feminjeve te tyre ne emigracion, duhet qe bashkarisht te mbrojme investimet, sepse keto nuk jane prone e nje qeverie apo force politike.

Shqetesimet e studenteve jane dhe shqetesimet tona, pasi ky sektor ka nevoje per te rinj te kualifikuar qe t’i sherbejne kesaj industrie dhe jo te detyrohen qe te emigrojne jashte vendit, por te qendrojne ne vendin e tyre dhe ti sherbejne kesaj industrie, e cila siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje.

Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilet kemi ndertuar nje partneritet te besueshem, te cilet mbi te gjitha e kane vleresuar Shqipërine per mikpritjen dhe sigurine.

Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo disproporcional të forcës nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve, dhe mbi te gjitha rrezikimin e jetës se protestuesve.

Unioni Turistik Shqiptar apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, e cila do beje te mundur uljen e gjakrave dhe natyrisht, në këtë rast Qeveria duhet te shtrojë mënyrën e dialogut. Por, edhe studentët duhet te nxjerrin përfaqësuesit e tyre, me të cilët të negociohet – Zëri i të rinjeve duhet të dëgjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore,ne menyre që garantohet paqja sociale, siguria dhe vazhdimësia e zhvillimit ekonomik të vendit”.

 

Next Post
Donald Trump dhe Michael Bloomberg rrisin shpenzimet përpara zgjedhjeve të mesit të mandatit

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com