Godet makinën e prefektit dhe largohet nga vendngjarja, kapet pas disa minutash drejtuesi i mjetit.
Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale.
Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.
Ngjarja mbrëmjen e sotme në qytetin e Korccës, ndërsa ccështja do ti kalojë prokurorisë për veprime të mëtejshme./m.j











