• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Emri/ Angli, emigranti nga Durrësi, vetëvrasje në anijen hotel “Bibby Stockholm”

by Java News
16/12/2023 20:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dyshimi për vetëvrasje nga njëri prej 300 azilantëve që mbahen në anijen hotel “Bibby Stockholm”, pushtoi mediat britanike paraditen e së mërkurës.

Ministria e punëve të brendshme, Home Office e quajti një ngjarje tragjike duke mos treguar identitetin e viktimës.

Gazetari Top Channel, Muhamed Veliu nga një burim që ka dijeni të hetimeve që po kryehen, ka zbuluar se emigranti i cili i dha fund jetës të martën, në anijen hotel ku janë akomoduar azil-kërkuesit, e ankoruar në Dorset në jug-lindje të Anglisë, është shqiptar.

Ai është  27-vjeçari me inicialet L.F. i lindur në një fshat afër Durrësit.

Të afërmit e tij në Londër të hënën pritet të shkojnë në morgun e Dorset për të parë trupin e të ndjerit dhe njohur me rezultatin e pritshëm të autopsisë.

Top Channel mëson se i riu shqiptar mbërri në Angli me gomone në gusht të vitit të shkuar.

Pas qëndrimit disa ditor në Londër tek të afërmit, ai u dërgua nga Home Office për të jetuar në një hotel 6 orë larg kryeqytetit britanik.

Më pas ai iu bind kërkesës së Home Office për të jetuar në anijen hotel të marrë me qira nga qeveria angleze me synimin e uljes së kostove të akomodimit të azilantëve.

Top Channel ka zbuluar gjithashtu se i ndjeri në bisedat telefonike të zhvilluara me familjarët është shprehur se “kushtet në anijen hotel janë të mira, por emigrantët po trajtohen sikur të jenë kafshë prej rojeve të sigurisë”.

Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit, kur një azilkërkues shqiptar kryen vetëvrasje në qendrat shtetërore të emigracionit në Angli.

Në fillim të Nëntorit, Alfred Dosku 38 vjeç i dha fund jetës duke u vetëvarur me çarcaf në qendrën e mbajtjes së azilantëve Brook House afër aeroportit Gatwick.

Edhe ai kishte shkuar me gomone vitin e shkuar mes 12.800 bashkëkombasve të tjerë të cilën zgjodhën këtë metodë mbërritjeje nga Franca në shtetin ishull.

Qeveria britanike thotë se gjatë dy viteve të fundit ka dëbuar 5.000 shqiptarë pas qëndrimit ilegal apo refuzimit, të azilkërkimit, pasi Shqipëria u vendos në listën e vendeve të sigurta./tch

Next Post
VIDEO/ Media italiane, humor me Melonin e Ramën: Po të jap 4 shqiptarë të veshur me Versace…pak kanabis…!

VIDEO/ Media italiane, humor me Melonin e Ramën: Po të jap 4 shqiptarë të veshur me Versace...pak kanabis…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
Pse kërkohen pikërisht tani më shumë rezultate nga SPAK?

Ndikimi në ekonomi i luftës në Iran, Denaj: Qeveria i ka gati masat për stabilitetin e vendit

April 7, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Zogaj: Bordi i Transparencës është kot, nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asgjë

April 7, 2026
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

April 7, 2026
FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

April 7, 2026
Ilir Alimehmeti, kandidat i opozitës për Tiranën? Berisha: Ka vlerësimin tim maksimal, por…

A mund të bëhet Ilir Alimehmeti “doktori 2.0”?

April 7, 2026
Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

Mburojë njerëzore mbi ura | Mijëra iranianë i përgjigjen kërcënimeve të Trump

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In