Tre shqiptarë janë arrestuar ditën e djeshme në Itali pas një operacioni të ndërmarrë nga Carabinieri i Sacile dhe Latisana. Të arrestuarit janë Lorend Dukagjini, 28-vjeç banor i vjetër në Pioltello (Milano), Arnold Isufi, 22 vjeç, i pastrehë, dhe Edmond Hoxha, 58 vjeç, me banim në Fontanafredda.
Mediat italianë shkruajnë se mëngjesin e djeshëm Carabinierët hynë në shtëpinë e njërt prej tyre në qytetin Fontanafredda, strehë kjo edhe e grupit kriminal. Rreth 20 ushtarë bllokuan çdo rrugë shpëtimi për kriminelët të cilët, jo pa vështirësi, më në fund u arrestuan.
Gjatë kontrollit u sekuestruan rreth 3,600 euro në para cash, artikuj lëkure, valixhe dhe ora të vlefshme, me një vlerë totale prej mbi 20.000 euro, të ardhurat nga një vjedhje kryer një natë më parë në Vittorio Veneto. Paratë dhe asetet janë kthyer tashmë tek pronarët.
Në një zgavër në mur, policia kanë zbuluar dy kilogramë drogë, duke përfshirë kokainë dhe heroinë, për një vlerë prej mbi 60.000 euro në treg. Po ashtu u konfiskua edhe një makinë e madhe me disa pllaka vjedhura.
ma.me