• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

EMRAT/ Po transportonin drogë në Greqi përmes kufirit të gjelbër, pranga 4 personave në Sarandë

by Java News
09/10/2021 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EMRAT/ Po kalonin drogë në Greqi përmes kufirit të

Policia e Sarandës ka arrestuar ditën e sotme 4 shtetas, pjesë e një grupi kriminal të trafikimit ndërkombëtar të drogës. Dritan Delishi, 35 vjeç, Litavit Laçi, 23 vjeç, Ylli Daci, 29 vjeç dhe Flori Bardhi, 37 vjeç u kapën nga uniformat blu duke transportuar 9 kilogramë kanabis drejt Greqisë përmes kufirit të gjelbër.

Ndërkoqë që po vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të katër personave të arrestuar në flagrancë i kaluan prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u finalizua operacioni i koduar “Transportuesit”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Dritan Delishi, 35 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, lindur në Peshkopi dhe banues në Sarandë;

Litavit Laçi, 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë;
Ylli Daci, 29 vjeç, lindur në Mat dhe banues në Sarandë;
Flori Bardhi, 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, menjëherë nga forcat e Policisë u organizuan veprimet dhe u bë e mundur parandalimi i trafikimit të një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis, e cila iu është gjetur dhe sekuestruar shtetasve L. L. dhe F. B., gjatë tentativës për ta transportuar në bashkëpunim dhe me 2 shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, me synimin për ta trafikuar jashtë vendit nëpërmjet kufirit të gjelbër, në zonën e Konispolit.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Next Post
Reja fjalim motivues në dhomat e zhveshjes: Kemi zemër! C*zzo, të fitonim me Turqinën do të shkonim në Europian

Hungari-Shqipëri/ Parashikimet i japin më shumë shanse kundërshtarëve tanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com