• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

EMRAT/ Parlamenti 2013, si “emigruan” deputetët nga njëri krah në tjetrin

by
27/01/2016 09:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SPECIALE JAVANEWS/ Lëvizjet e deputetëve në Kuvend nga opozita drejt pozitës dhe anasjelltas, nuk janë një dukuri e re për Parlamentin shqiptar. Brenda kësaj logjike duket se është edhe lëvizja më e fundit e kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili është zgjedhur deputet me votat e mazhorancës, në drejtim të PD-së. Vetëm pak ditë më parë dy liderët e PD-së, Basha dhe Berisha, kanë denoncuar atë që ata e vlerësojnë si “shitblerje të deputetëve të opozitës nga ana e mazhorancës”.

Këtyre artikulimeve, në mënyrë pak të pazakontë, iu bashkua edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Nuk është e qartë nëse e njëjta logjikë vlen edhe në rastin e Dules, i cili kalon nga pozita në opozitë, duke takuar në selinë e PD-së kryetarin Basha. Një kalim i Dules në opozitë duket punë e mbaruar, po të kihet parasysh dhe vendi i takimit që ai zgjodhi.

Si nisi “hemoragjia” parlamentare

Por lëvizja e Dules duket se është rasti më i fundit në morinë e rasteve, ku deputetët ndërrojnë kahje duke kaluar sa tek pozita sa tek opozita, pavarësisht se për cilin koalicion kanë garuar. Në parlamentin e zgjedhur në vitin 2013, siparin e këtyre lëvizjeve e hapi i pari deputeti Gjovalin Kadeli, i cili u largua nga grupi i PD-së për t’iu bashkangjitur grupit parlamentar të LSI-së. Sipas Kadelit, duke qenë se gjeneza e tij është e majtë, lëvizja drejt LSI-së ishte krejt normale. Ende pa u kapërdirë shija e hidhur e largimit të Kadelit, një tjetër largim vjen nga rradhët e opozitës. Këtë herë është deputeti nga kampi republikan, Ylli Shehu, i cili edhe ai lë opozitën dhe i bashkangjitet LSI-së. Por edhe nga PS-ja nuk mungojnë kërcënime për largim. Në prag të zgjedhjeve vendore, deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, deklaron largimin nga PS-ja në shenjë proteste ndaj LSI-së për kandidatin për Bashkinë e Përmetit.

  “Të peshkosh” deputetë në ujëra të turbullta

Në kulmin e debateve dhe akuzave për shitblerje, nga opozita largohen edhe dy subjekte parlamentare, ai i PDIU-së së Shpëtim Idrizit me 5 deputetë dhe i PDK-së, së Nard Ndokës, me një deputet. PDIU-ja tashmë është e përfshirë në koalicion qeverisës. Ndërsa Ndoka ka mbajtur një pozicion më neutral në raport me PS. Por largimi i PDIU-së dhe PDK-së nga opozita nuk do të shënonte fundin e largimeve të deputetëve nga forcat politike që ato i kanë zgjedhur. Mesila Doda, një zë i fortë brenda PD-së, vendosi të braktisë grupin e saj parlamentar të PD-së, dhe t’i bashkangjitet PDIU-së.  Sipas saj, arësyeja ishte se “mungon çdo lloj komunikimi e bashkëpunimi reciprok me lidershipin e PD-së dhe se ndjehem e përjashtuar de facto nga veprimtaritë politike si deputete brenda PD-së”.

Duke parë lëvizjen e fundit të Dules drejt PD-së, tashmë bëhet e qartë se loja do të vazhdojë edhe me lëvizje të tjera. Ajo që të paktën duket se nuk qëndron më si alibi për PD-në është fakti se jo të gjithë marrin deputetë nga oborri i opozitës, pasi edhe ajo di të “peshkojë” në ujërat pak të turbullta tashmë të mazhorancës.

(javanews. al) Me. Ar

Next Post

Tentativë përdhunimi në mes të ditës, një i arrestuar në Kamzë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In