• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tentativë përdhunimi në mes të ditës, një i arrestuar në Kamzë

by A R
27/01/2016 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 33-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të përdhunojë fqinjën e tij, 30 vjeç, shkruan Panorama. Ngjarja ka ndodhur në Kamzë, në mes të ditës, dhe fatmirësisht është parë nga disa kalimtarë të rastit, që kanë mundur të njoftojnë në kohë në sallën operative, duke parandaluar ngjarjen.

Burimet thanë se autori i ngjarjes është shtetasi me iniciale E.K., i proceduar disa herë nga Policia dhe ish-i dënuar për vjedhje. Ndërsa e dëmtuara, e cila është e martuar dhe ka një fëmijë të mitur, jeton me familjen shumë pranë banesës së autorit.

Rreth orës 12:30 të së dielës, 30-vjeçarja po kthehej në shtëpi, kur në një rrugicë të ngushtë që ndodhet vetëm pak metra larg banesës së saj, ajo është ndeshur në rrugë me fqinjin. Ajo e ka përshëndetur si zakonisht, duke qenë se njiheshin, por veprimet e tij nuk kanë qenë ato të zakonshmet.

33-vjeçari është kthyer mbrapsht dhe ka ecur përkrah saj për disa metra. Pak para se t’i afroheshin shtëpisë, ai ka nisur ta ngacmojë seksualisht dhe më pas ka tentuar t’i grisë rrobat.

Gruaja nisi të kërkojë ndihmë, ndërsa autori i ka mbyllur gojën me dorë, duke tentuar ta shtrijë përtokë. Fatmirësisht në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë disa dëshmitarë, të cilët kanë nxituar t’i telefonojnë Policisë në sallën operative. Në një kohë shumë të shpejtë patrullat e Komisariatit nr.5 kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit E.K.

Ai është shoqëruar në Komisariatin e Kamzës ku është marrë në pyetje, ndërsa e dëmtuara ka bërë edhe kallëzim me shkrim për ngjarjen.

I dyshuari ka tentuar të justifikohet duke thënë se ishte nën efektin e alkoolit dhe kishte dalë jashtë kontrollit. Megjithatë, burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ai është arrestuar për ngacmim seksual dhe tentativë përdhunimi.

Next Post

Disa fakte të çuditshme për Kinën të padëgjuara ndonjëherë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

Aksident në bypassin e Fierit, betonierja karambolohet me mjetin e transportit, plagoset një nga drejtuesit

October 20, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

October 20, 2026
Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

Protestuesit shpërndahen në disa drejtime, ndezin koshat e mbeturinave në rrugë, Policia i ndjek me makina dhe shoqëron disa prej tyre

October 20, 2026
Gjykata i liron pas arrestimit për dhunë, shumica e të rinjve rikthehet përsëri në rrugë për protestë!

EMRAT/ Gjykata e Tiranës liron nga qelia protestuesit e arrestuar, u caktoi vetëm masën ‘detyrim paraqitje’!

October 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Studentët i pamë, kur mungonin

October 20, 2026
Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Tirana nuk është Far West-i, duhet të kemi guximin të dënojmë edhe vandalët, jo vetëm policët

October 20, 2026
“Brez TikTok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë” / Rama për protestuesit e dhunshëm: Qenie të verbra e pa shkollë!

Protesta pas maskës dhe ligji që dënon me burg fshehjen e fytyrës

October 20, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Dështoi me guerrilet, Berisha përdor ‘gomën rezervë’, pedagogët e PD

October 20, 2026
Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

Studentët me “dy fytyra”, pas valles sulmojnë me molotovë dhe gurë Policinë, shpërndahen me gaz e ujë, efektivët i ndjekin këmba-këmbës (FOTO)

October 20, 2026
“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

“Aleksandër Dugin kërkon të dobësojë Perëndimin”- Ish-ambasadori Prengaj: Duan që rrugëtimi i Shqipërisë në BE të pamundësohet!

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com