• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “non-grata” në Britani, ambasadori: Ka disa kushte që ndiqen, nuk janë gjëra që politizohen…

by A R
25/12/2024 00:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë intervistës në emisionin “Opinion”, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, iu përgjigj edhe pyetjes për shpalljen “non grata” të disa qytetarëve, mes tyre Sali Berishës.

Ai tha se për t’u ndaluar hyrja në Britani ka një proces ligjor ku disa kushte duhet të ndiqen dhe nuk janë gjëra që politizohen.

Blendi Fevziu: Ambasador, Mbretëria e Bashkuar ka shpallur se disa qytetarë janë të ndaluar të hyjnë në Mbretërinë e Madhe. Pse është marrë ky vendim? Do të zgjerohet lista? Pyetja e tretë lidhet me liderin e opozitës në Shqipëri dhe ish-Presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Le ta nisim nga pyetja e parë, pse kjo listë? Pse është marrë ky vendim?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar, ashtu si Shqipëria, do të sigurohet se ne duam të mbrojmë sigurinë tonë, se ka transparencë për sa i përket sundimit të ligjit.

Blendi Fevziu: Kjo vlen edhe për shtetet e tjera?

Nicholas Abbott: Edhe për shtetet e tjera…

Blendi Fevziu: Në listë ka njerëz edhe nga shtete të tjera?

Nicholas Abbott: Ky nuk është një proces nëpërmjet të cilët targetojmë persona vetëm nga Shqipëria. Ka edhe njerëz në shtete të ndryshme ku ne shikojmë çështje të ndryshme dhe marrim vendim për to.

Blendi Fevziu: Kjo ishte lista e parë. Ju nuk e bëni listën publike por zoti Berisha, kreu i opozitës dhe ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë tha se i është shpallur ndalim hyrje në Mbretërinë e Bashkuar. Pse Berisha?

Nicholas Abbott: Siç ju thashë, nuk është rutinë që ne të komentojmë mbi çështje individuale. Këto janë procese ligjore, nuk janë gjëra që politizohen. Ky është një proces ligjor ku ka disa kushte të cilat ndiqen. Qartazi, në këtë rast, është ndikuar një individ. Siç ju thashë, ne nuk duam të targetojmë individë të caktuar.

Blendi Fevziu: Por a keni ndonjë listë tjetër e cila do të shpallet se shpejti?

Nicholas Abbott: Mua më duket sikur njerëzit besojnë se ekziston një listë sekrete. Kjo nuk ka të bëjë me lista, por me procese dhe shqetësimet tona.

Blendi Fevziu: Por të gjithë këtu flasin për lista.

Nicholas Abbott: Këtë “listë” nuk e kam te xhepi i pasmë.

Blendi Fevziu: Nuk e keni…

Nicholas Abbott: Nuk e kam në xhep.

Next Post
Kremtohet Krishtlindja, besimtarët e krishterë ndjekin meshën e shenjtë

Kremtohet Krishtlindja, besimtarët e krishterë ndjekin meshën e shenjtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse duhet të bëjmë një film ndërkombëtar për Skënderbeun

VIDEO / A do vinë izraelitët në Tiranë?! Plani çifut për kryeqytetin sipas Ben Blushit!

November 6, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Autoportreti i një opozite (të re) më shumë “koka”

November 6, 2026
Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

Veliaj publikon video me AI: Edhe në Hënë sikur të më internojnë, unë do t’i qendroj besnik…

November 6, 2026
Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

Zjarr në një magazinë pranë Mamurrasit, digjen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale

November 6, 2026
Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull, SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

November 6, 2026
I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

I kërkuar për krim të dyfishtë në Greqi, në pranga shqiptari. Dyshohet për ngjarje të tjera, policia: Vrasës serial me pagesë

November 6, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Mëhilli: Trump kërkon votat e komunitetit hebraik dhe sulmon kandidaten demokrate në Alaskë

“Mbase do më duhet ta shkatërroj Iranin”, Trump po rimendon luftën, Garda: Sulme pa kufizime në hartë

November 6, 2026
Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

Opozita akuzon për trafik armësh, ministri Nufi në Komision: Përralla për ekran! Kayo? Ka vetëm paratë e themelimit

November 6, 2026
Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

Zjarr i madh në magazinën e bimëve medicinale pranë Mamurrasit, flakët shkrumbojnë gjithçka, dëme të konsiderueshme! (VIDEO)

November 6, 2026
Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In